LAJMI I FUNDIT:

Juventusi lëviz për Trippier pas pasigurisë për të ardhmen e Cancelos  

Juventusi lëviz për Trippier pas pasigurisë për të ardhmen e Cancelos  

Kieran Trippier është njëri nga emrat më të pëlqyer te Juventusi për pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Portugezi Joao Cancelo mund të largohet nga Juventusi drejt Ligën Premier pas vetëm një sezoni të kaluar me Zonjën e Vjetër.


Manchester City është skuadra më e interesuar për ta transferuar Cancelon dhe tashmë thuhet se ka edhe një marrëveshje verbale mes klubeve për rreth 45 milionë funte.

Juventusi kërkon zëvendësim për Cancelon, tre emra në listë
Lexo po ashtu Juventusi kërkon zëvendësim për Cancelon, tre emra në listë

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Juventusi nuk po qëndron duarkryq dhe po synon të transferoj anglezin Trippier nga Tottenham Hotspur.

Mbrojtësi anglez shihet si pasues ideal i Cancelos, ndërsa në listë janë edhe Elseid Hysaj dhe Danilo.

Trippier gjithashtu po monitorohet edhe nga Atletico Madridi dhe Napoli. /Telegrafi/