LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet gjykimi për rastin “Talir”, Gruevski do të gjykohet në mungesë

Shtyhet gjykimi për rastin “Talir”, Gruevski do të gjykohet në mungesë

Debati publik kryesor për rastin “Talir” të PSP-së është shtyrë për më 28 qershor në orën 10 për shkak të vdekjes të një të afërmi të familjes së përfaqësuesit të personit juridik të OBRM-PDUKM-së. Deri atëherë të akuzuarit duhet ta përgatisin fjalimin e tyre hyrës, ndërsa Gjykata vendosi që i akuzuari Nikolla Gruevski të gjykohet në mungesë.

Gjykata mori vendim të këtillë pasi e pranoi kërkesën e parashtruar nga prokurori publik më 2 prill të këtij viti që Gruevski në të ardhmen të gjykohet në mungesë, sepse është i padisponueshëm për organet.


Në seancën e sotme mbrojtëse i personit juridik të OBRM-PDUKM-së avokati Donço Nakov ka kërkuar para se të fillojë procesi Gjykata të sjellë zgjidhje të procesit për kërkesën për interpretim autentik për kompetencën e PSP-së të parashtruar deri te Kuvendi nga prokurori publik shtetëror lidhur me mendimin juridik parimor të dorëzuar nga Gjykata Supreme sipas së cilës PSP nuk është kompetente të paraqesë akuza pas 30 qershorit të vitit 2017.

Në këtë reagoi prokurori publik Trajçe Pelivanov i PSP-së o cili tha se Gjykata nuk duhet të sjellë zgjidhje të procesit dhe se konsideron se Gjykata me veprimin e deritanishëm, dërgim të ftesave dhe lejim të fjalimeve nga prokurorët publik të PSP-së ia pranon rolin e PSP-së si paditës të autorizuar.

Pas fjalimit të tyre Gjykata është tërhequr dhe mori vendim ta hedhë poshtë si të pabazë propozimin e avokatit Bakov dhe vendosi të mbahet debati publik kryesor. Gjykatësi Osman Shabani theksoi se për Gjykatën është e padiskutueshme kompetenca e PSP-së, ndërsa mendimi juridik parimor është kompetente vetëm për Gjykatën Supreme.

Në rastin “Talir” akuzohen Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakievski të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim” dhe “pastrim parash”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Pingarovska të akuzuar vetëm për veprën “pastrim parash”. Për të njëjtën vepër, si subjekt juridik me aktakuzën përfshihet edhe OBRM-PDUKM-ja.

Elizabeta Çingarovska nuk do të gjykohet sepse ajo është dakorduar me PSP-në, e pranoi fajin dhe mori dënim me kusht prej dy viteve, i cili nuk do të kryhet nëse në pesë vitet e ardhshme nuk bën vepër tjetër penale.

Sipas aktakuzës, ata në mënyrë të paligjshme kanë marrë të paktën 4,6 milionë euro për partinë dhe më pas kanë organizuar që ato para të paguhen në llogari të partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori