LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë për vrasje të rëndë në Studenqan të Suharekës

Ngritet aktakuzë për vrasje të rëndë në Studenqan të Suharekës

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.G., për veprat penale vrasje e rëndë, vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve sipas Kodit Penal të Kosovës.

Sipas aktakuzës, më datë 17.03.2019 në Studenqan të Suharekës, i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore, me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes vëllain I.G.


Ndërkohë, e dëmtuara N.G., pas dëgjimit të zhurmës, hap derën e shtëpisë dhe e sheh B.G., i cili shtënë në drejtim të saj dhe e plagos në pjesën e sipërme të abdomenit.

I akuzuari vazhdon ndjekjen duke hyrë në dhomën ku ishte fshehur i ndjeri I.G., dhe shtënë në të katër herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë nga arma zjarrit, e që vjen deri te vdekja e I.G.

I akuzuari gjendet në paraburgim nga data 17.03.2019, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.