LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i FFK-së, Mirsad Çollaku: Ky është vetëm fillimi, besojmë te Dardanët

Zyrtari i FFK-së, Mirsad Çollaku: Ky është vetëm fillimi, besojmë te Dardanët

Kosova ka shënuar fitore historike në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Bullgaria ishte viktima e parë e “Dardanëve”, të cilët arritën të triumfuan si mysafir në Sofje me rezultat 3-2.

Mirsad Çollaku, anëtar i bordit të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka deklaruar se të besuarit e trajnerit Bernard Challendes e kanë merituar fitoren.


“Pikë së pari i uroj të gjithë për fitoren. Ne kemi besuar se lojtarët do ta japin maksimumin. Jemi të lumtur me fitoren. Jemi krenar me këta djelmosha”, ka pohuar fillimisht ai për Telegrafin.

Vedat Muriqi (Foto: FFK-Kosova/Facebook)

Ndër të tjerash, ish-futbollisti i Lirës ka pohuar se pret rezultate pozitive edhe në ndeshjet e ardhshme të lojtarëve tanë.

“Ky është vetëm fillimi. Ne besojmë se lojtarët tanë do të korrin rezultate pozitive edhe në ndeshjet e radhës. Jam i bindur në suksesin e djemve tonë kundër Çekisë e Anglisë”, pohoi ai.

Pas kësaj, Kosova zë pozitën e tretë në grupin A të me pesë pikë gjersa kombëtarja e Republikës së Çekisë, e cila pas fitores kundër Malit të Zi (3-0), ka gjashtë pikë dhe renditet e dyta.

Tri ngjarjet kryesore të mbrëmjes sipas UEFA-s: Edhe Kosova pjesë e saj
Lexo po ashtu Tri ngjarjet kryesore të mbrëmjes sipas UEFA-s: Edhe Kosova pjesë e saj

Në pozitën e parë është kombëtarja e Anglisë, e cila ka po aq pikë sa çekët, por që gol dallimin e kanë më të mirë.

Ndryshe, malazezët zënë pozitën e fundit të renditjes tabelore me dy pikë në tri ndeshje. /Telegrafi/