Letrat që vite më parë janë zbuluar në një bodrum të Zvicrës, tregojnë se si ai që njihet si dramaturgu dhe regjisori i papërkulur gjerman, Bertolt Brecht, debatonte ashpër me disa figura të shquara të shekullit XX, përfshirë romancierin Christopher Isherwood, transmeton Telegrafi.
Letrat që tashmë janë pronë e Akademisë së Arteve të Gjermanisë, i përkisnin biznesmenit zviceran Victor Cohen. Të shkruara në vitet 1940, gjatë mërgimit të tij shkaku i nazistëve, ato tregojnë se si Brechti e ka fyer Isherwoodin pasi e ftoi për darkë. Mbrëmja në shtëpinë e Brechtit në Hollivud nisi mirë për Isherwoodin – autorin e veprës “Goodbye to Berlin” – duke diskutuar për letërsinë dhe për politikën. Më vonë Brechti e akuzoi Isherwoodin se “po shitet”. Isherwood nervozohet ndërsa, siç zbulojnë letrat, më vonë refuzoi të përkthente dramën e Brechtit, “The Caucasian Chalk Circle”.
“Duhet ta falni hidhërimin tim që ju lëndoi, kur unë thash se jeni ‘blerë’”, ka shkruar Brecht dy ditë më vonë, në shtator 1943. Duke e akuzuar Isherwoodin se ishte “tepër i ndjeshëm”, ai vazhdoi: “Gjithashtu i kam akuzuar punëtorët e Berlinit për ‘shitjen’, edhe pse ata janë shumë të afërt për mua…. Besoj se ju ende më trajtoni në mënyrë miqësore”.
Isherwood nuk ishte i vetmi artist që Brechti e ofendoi. Në një letër tjetër, Brecht e pyeti WH Audenin për të punuar në një përshtatje “The Duchess of Malfi”. Brecht veç ia kishte dhënë punën e tij dikujt tjetër, i cili hoqi dorë kur mësoi se iu afrua Audenit (Audenin e përshkroi Brechtin si “njeriun më të pakëndshëm”).
Kur regjisori gjerman Fritz Lang nuk i dha rol aktores Helene Weigel, gruas së Brechtit, Brecht i tha: “Ti je një faqezi rreckaman dhe gojëndyrë”.
Erdmut Wizisla, nga Arkivi i Brechtit në Berlin, thotë se “ai nuk sillej vërdallë për të fyer njerëz; por, e shijonte konfliktin dhe dinte të jetë thumbues”.
“Dinte po ashtu të jetë pajtues dhe i butë”, shton ai. “Shumë nga letrat janë shkruar kur ishte i huaj në SHBA. Ishin këto vite frustrimi për të, sepse kurrë nuk e ka dashur Amerikën”.
Letrat e shkruara në vitet 1943-47, shfaqin edhe lidhjen e ngushtë të Brechtit me gruan e tij, e cila shpesh ishte e anashkaluar për shkak të lidhjeve të shumta me femra tjera.
“Ato tregojnë se sa i ndjeshëm dhe i hapur Brechti ishte me të”, shprehet Wizisla.
Brecht la SHBA-në pasi u shfaq para një komiteti si i akuzuar për aktivitete anti-amerikane. Atëherë u larguar për në Zvicër, për t’u kthyer më 1949 në Gjermani. Vdiq në vitin 1956. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDisa mësime nga historia, për Lindjen e Mesme të ditëve të sotme
Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit
Jeta në komunizmin shqiptar
VENDET E EGRA TË TOKËS
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?