Nga Baldushku, ku vijoi fushatën e tij elektorale, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet vendore do mbahen në 30 qershor dhe qytetarët e Tiranës do të votojnë për vijimin e transformimit që ka pësuar kryeqyteti në këto 4 vite.
“Në 30 qershor do kemi zgjedhje në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Kjo nuk do as mend, as kalem. As dekret, as sekret. Nuk do as sherr, as shamata. Në datën 30 qershor, ne do të vendosim se si Baldushku, Petrela, Farka, Krraba, Bërzhita, Kashari, Ndroqi, Peza, Shën Gjergji, Zallbastari, Zall Herri do të shkojnë drejt fitores për Tiranën që duam. Pala tjetër është në pikë të hallit. Këtu ka qenë Baldushku gjithmonë, s’ka ardhur ndonjëherë as Luli, as Saliu, as Iliri, se nuk duan t’ia dinë për njerëzit. Thonë të vijnë njerëzit tek ne në Bulevard dhe njëri nga njëra anë e bulevardit në protestë, tjetri nga një anë e bulevardit, duke çuar letra për zgjedhje, si ajo kënga që këndohej atëherë: Letër më ke çuar atje në ushtri, s’më paske harruar që kur ishim fëmijë”, tha Veliaj.
Më tej, ai shtoi se shfuqizimi i dekretit të zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës është një akt i pavlefshëm juridik, ndaj, theksoi Veliaj, në 3 qershor qytetarët dhe ata të gjithë Shqipërisë do të votojnë për të zgjedhur drejtuesit e rinj të bashkive dhe për të vijuar rrugën e nisur të zhvillimit.
“Nëse këta do e mbajnë njëri-tjetrin me gajret dhe serume dhe do çojnë letra nul që s’kanë pikë vlere juridike, do çojnë letra nul që s’kanë pikë vlere morale, letra nul si letra vetëvrasje politike, këta le t’ia çojnë njeri-tjetrit, por nuk jemi këtu për hallet e tyre, ne jemi këtu për hallet tona, për t’i zgjidhur dhe për të punuar për familjet tona dhe fëmijët tanë. Në datën 30 qershor, ata mund të çojnë letra, serume, llokume, njeri tjetrit sa të duan, por në datë 30 qershor, çdo njeri në Tiranë e Shqipëri do zgjohet në mëngjes dhe do i bëjë një pyetje vetes: Do votoj ose do merrem me pazarin që këta duan për 30 vitet që ikën apo do punoj për marrëveshjen që unë dua për 30 vitet që do vijnë?! Kjo është pyetja”, tha Veliaj. /TCH/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare
Fronti Europian: Të parët shpallëm tubimin në Tetovë, opozita shqiptare të rishikojë vendimin dhe të zgjedh ditë tjetër
Gërvalla në Bruksel: Kosova lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri