Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ekzaminimet e lëndimit të Arbër Zenelit fatkeqësisht kanë rezultuar se bëhet fjalë për një lëndim jo të lehtë. Në fakt, sipas dr. Florim Ramadanit, i cili i kreu ekzaminimet e nevojshme të futbollistit, Zeneli e ka lënduar ligamentin e këmbës së djathtë.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili i qëndroi gjatë tërë kohës afër futbollistit të Përfaqësueses pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Malit të Zi në Podgoricë, ka shprehur keqardhje për lëndimin që ka pësuar futbollisti ynë.
“Jam shumë i prekur dhe i mërzitur me rastin e Zenelit. Ai është një futbollist dhe një djalë i jashtëzakonshëm. Arbëri është shumë i vlefshëm për ekipin e tij si dhe për ekipin tonë Kombëtar, prandaj për disa muaj që do të jetë jashtë fushës së gjelbër pa dyshim se do të jetë mungesë dhe humbje e madhe, si për ne ashtu edhe për ekipin e tij”, tha fillimisht kryetari Ademi.
“FFK dhe ekipi kombëtar i Kosovës, si dhe tifozët ‘Dardanët’ do të jenë përkrah tij për ta kaluar sa më shpejt dhe sa më lehtë këtë lëndim. Gjithashtu, FFK është e gatshme që ta mbështesë Zenelin në çdo mënyrë që është e nevojshme për ta kaluar sa më lehtë lëndimin që pësoi në krye të detyrës që gjithmonë e bënë me dinjitet. Si president i FFK-së iu them familjes Zeneli se Arbëri është djali juaj, por është edhe djali ynë dhe i gjithë Kosovës dhe deri tash e ka kryer me përgjegjësinë më të lartë detyrën e tij për kombëtaren, duke e bërë krenar gjithë kombin tonë”.
“Ashtu siç u dallua i vendosur, i urtë dhe shumë profesional, duke e vendosur shumë herë fatin e ekipit, kam besim që do të jetë i vendosur për ta kaluar edhe këtë sfidë. Siç u shpalle futbollisti më i mirë i Kosovës vitin që e lamë pas qëndro i fortë si shqiponjë edhe këtë herë dhe me kurajë që sa ma shpejtë t’u bashkohesh Dardanëve në fushëbetejë. Duke falënderuar dr.Florim Ramadanin dhe Spitalin Amerikan në Prishtinë për kujdesin e treguar dhe babanë e Arbërit, Avniun për përkrahjen dhe kurajën që i dha Arbrit, premtoj që FFK do të jetë përkrah futbollistit në çdo moment”, është shprehur presidenti Ademi.
Arbër Zeneli ka udhëtuar sot në Francë bashkë me familjarët e tij, ku do t’i nënshtrohet operimit, në rast se mjekët e klubit e parashohin një gjë të tillë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t’i kushtojë miliona euro Barcelonës
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak