LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Thaçi ka dëmtuar marrëdhëniet me Gjermaninë – përzuri edhe Deutsche Telekomin nga Kosova (Video)

Abazi: Thaçi ka dëmtuar marrëdhëniet me Gjermaninë – përzuri edhe Deutsche Telekomin nga Kosova (Video)

Analisti Haki Abazi ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka dëmtuar disa herë raportet e Kosovës me Gjermaninë.

Abazi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk e ka dashur Samitin e Berlinit dhe ai dëshiron që të dështojë edhe ai në Paris.

“Largimi i tre njerëzve të BND-së [shërbimi sekret gjerman] nga Kosova [vite më parë] e fillon krizën e thellë ndërmjet Thaçit dhe Gjermanisë”.


“Thaçi vazhdon ta dëmtojë një marrëdhënie solide edhe ekonomike me Gjermaninë. Kemi rastin kur gjermanët kanë qenë të interesuar të privatizojnë Telekomin e Kosovës. Njerëzit e Deutsche Telekomit janë përzënë nga takimi në Dubrovnik nga njerëzit e afërt të Thaçit- vëllai i tij dhe Besim Beqaj”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Abazi ka thënë se administrata aktuale e Trump-it ka marrë shumë vendime të befasishme në politikën e jashtme dhe në këtë drejtim ai e sheh edhe vendimin për letrën e famshme që i kanë dërguar Thaçit disa muaj më parë.

“Ai ishte një tentim sporadik dhe blic i Boltonit që ka ardhur nga Trump për Thaçin dhe Vuqiçin për të arritur një marrëveshje të shpejtë dhe ai qëndrim është tërhequr me shpejtësi duke parë se sa komplekse është çështja dhe sa dëmton interesat amerikane në Kosovë dhe Bosnje”.

Analisti ka thënë se ambasadorja jonë në SHBA, Vlora Çitaku, ishte përkushtuar që edhe Gjermania do të ndryshojë qëndrim dhe se “ishim gati për nënshkrimin e marrëveshjes”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori