LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Faleminderit Gjermani!

Haradinaj: Faleminderit Gjermani!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në konferencën “Takimet Ndërkombëtare”, ka takuar kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schäuble.

Siç ka shkruar Haradinaj në Facebook, e ka falënderuar kryetarin e Bundestagut për gjithçka që Parlamenti gjerman dhe ai personalisht kanë bërë për Kosovën.


“Në Konferencën ‘Takimet Ndërkombëtare’, pata kënaqësinë ta takoj kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schäuble, të cilin e falënderova për gjithçka që Parlamenti gjerman dhe ai personalisht kanë bërë për Kosovën”.

Haradinaj: Kancelarja Merkel nuk ma kërkoi heqjen taksës, në Paris do të kërkojmë njohjen nga Serbia
Lexo po ashtu Haradinaj: Kancelarja Merkel nuk ma kërkoi heqjen taksës, në Paris do të kërkojmë njohjen nga Serbia

“Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve! Faleminderit Gjermani!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj, më herët duke folur për takimin me Merkel është shprehur se pozicioni i Kosovës është shumë më i lartë.

Haradinaj ka thënë se Kosova është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut, ndërkohë ka treguar se me Merkelin ka diskutuar për temën e taksës.

Ai ka thënë se nuk i është kërkuar heqja e taksës dhe se ai vendim do të mbetet në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori