LAJMI I FUNDIT:

Gerrard dhe Klopp ndanë një festim emocional pas triumfit të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve

Gerrard dhe Klopp ndanë një festim emocional pas triumfit të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve

Festës së madhe të triumfit të Liverpoolit i ishte bashkuar edhe legjenda e klubit, Steven Gerrard, i cili festoi së bashku me trajnerin Jurgen Klopp.  

Liverpooli është ende duke festuar triumfin e Ligës së Kampionëve i gjashti në historinë e klubit pas fitores 2-0 ndaj Tottenhamit.


Pavarësisht nga mungesa e gjatë e titullin në Ligën Premier, fitorja në Ligën e Kampionëve vulosi sezonin e jashtëzakonshëm të ekipit të Jurgen Klopp.

Henderson: Pa Kloppin ishte e pamundur ta fitojmë Ligën e Kampionëve, jam krenar me këtë arritje  
Lexo po ashtu Henderson: Pa Kloppin ishte e pamundur ta fitojmë Ligën e Kampionëve, jam krenar me këtë arritje  

Një njeri që ishte i ekstazuar me fitoren e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve padyshim se ishte edhe legjenda Gerrard.

Klopp dhe festa e tij (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Legjenda e Reds ishte brenda stadiumit Wanda Metropolitano kur ish-klubi i tij fitoi trofeun dhe ai gjithashtu mori pjesë në festimet e tyre.

Gerrard ishte aty ku ndau një moment të mrekullueshëm me trajnerin gjerman Klopp.

Pas suksesit në Ligën e Kampionëve, Liverpooli pritet ta shpërblejë Kloppin me kontratë trevjeçare
Lexo po ashtu Pas suksesit në Ligën e Kampionëve, Liverpooli pritet ta shpërblejë Kloppin me kontratë trevjeçare

Një video që tani po qarkullon shihen legjenda dhe Klopp duke ndarë emocione gëzimi gjatë përqafimit të tyre.

Kjo sigurisht që do t’i bëjë tifozët e Liverpoolit paksa emocionalë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori