Jurgen Klopp duket se do të shpërblehet nga Liverpooli me një kontratë trevjeçare, pas triumfit në Ligën e Kampionëve, duke fituar trofeun e gjashtë në histori të tyre.

The Reds e mposhtën Tottenham Hotspurin në finalen e garës më të madhe në Evropë për klube, duke e fituar kështu për herë të parë trofeun që nga viti 2005.

Daily Mail raporton se Liverpooli ka vendosur që ta shpërblejë trajnerin pas kësaj arritje të jashtëzakonshme në këtë sezon, duke i ofruar kontratë të re.

Festa e Liverpoolit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në këtë marrëveshje të re, trajneri gjerman pritet t’i fitojë 12 milionë euro në sezon, por do të ketë edhe bonusue të tjera që do të lidhen me sukseset e mëtejme.

Klopp u anagzhua te Liverpooli në vitin 2015, pas largimit nga Borussia Dortmundi, ku arriti ta fitonte Bundesligan, mirëpo humbi në finale të Ligës së Kampionëve nga Bayern Munichu.

Nuk mund të mungonin edhe anët komike të paradës së Liverpoolit - Klopp për pak sa nuk u rrëzua nga autobusi Nuk mund të mungonin edhe anët komike të paradës së Liverpoolit - Klopp për pak sa nuk u rrëzua nga autobusi

Drejtuesit e skuadrës angleze duan t’i tregojnë për besimin e tyre që kanë në trajnerin gjerman, duke e blinduar atë me një kontratë afatgjate, pasi tashmë është në syrin e skuadrave, si Barcelona, Bayern Munich dhe Juventus. /Telegrafi/