LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi për zgjedhjet në LDK: Lutfi Haziri e Agim Veliu faktorët kyç në garën për drejtimin e partisë (Video)

Parashikimi për zgjedhjet në LDK: Lutfi Haziri e Agim Veliu faktorët kyç në garën për drejtimin e partisë (Video)

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, panelistët kanë diskutuar edhe për zgjedhjet në LDK.

Deputeti Milaim Zeka ka thënë se Agim Veliu dhe Lutfi Haziri janë bashkë në garë dhe përfaqësojnë krahun e vërtet të LDK-së, Vjosa Osmani që përfaqëson rrymën e Fatmir Sejdiut dhe sipas tij, ekziston edhe grupi i Isa Mustafës ku janë Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj etj.


“Mbajeni në mend nëse nuk fiton grupi i Agim Veliut e Lutfi Hazirit shkatërrohet komplet LDK-ja…Sipas meje do të fitojnë grupi i Agim Veliut e Lutfi Hazirit. Këta me Isa Mustafën kanë vetëm raporte formale, aq sa kam unë me Fatmir Limajn”, tha deputeti Milaim Zeka.

Zeka shtoi më tej se është i gatshëm të bëj koalicion me grupin e Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit, ndërsa me Isa Mustafën nuk do të hynte në koalicion edhe “nëse ai me LDK-në fiton 70 deputetë në Kuvend”.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se gara në LDK do të zhvillohet mes të Agim Veliut , Lutfi Hazirit e Isa Mustafës.

“Mendoj që Isa Mustafa do të vazhdojë edhe një mandat në krye të LDK-së”, tha Imer Mushkolaj.

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti, ka thënë se nëse Agim Veliu dhe Lutfi Haziri janë bashkë ata duhet të bëjnë marrëveshje me Vjosa Osmanin.

“Në çdo rrethanë tjetër, kjo epërsi e LDK-së që është tash në sondazhe, do të zbehet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ahmeti ka thënë se në terren Lutfi Haziri është më përpara Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, por situata mund të ndryshoj.

Ish-ministri nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija, nga ana tjetër thotë se është koha që Isa Mustafa të tërhiqet dhe ai thotë se nuk e sheh Mustafën kandidatë për kryetar të LDK-së.

“Isa Mustafa mund të ketë pretendime të mbaj LDK-në por askush nuk do ta merr partinë pa bërë marrëveshje me strukturat, Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin. Vjosa Osmanin nuk e shoh si kandidate për kryetare të LDK. Dëshirë mund të ketë por situata në terren është ndryshe”, deklaroi ish-ministri.

Haraqija ka thënë se disa nga degët e mëdha të LDK-së kanë probleme të mëdha si në Ferizaj e Prizren ndërsa sipas tij vetëm degët e Gjilanit dhe Podujevës janë stabile dhe në to zgjedhjet kanë shkuar pa probleme.

“Mendimi im është se Lutfi Haziri dhe Agim Veliu do ta mbështesin Fatmir Sejdiun për të dalë si kandidatë për kryetar të LDK-së”, tha ndër të tjera Astrit Haraqija./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori