Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi uron besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit
Nëpërmjet një njoftimi, kryetari i Kuvendit të Republikë së Maqedonisë së Veriut uroi festën e Fitër Bajramit.
“Pas përfundimit të agjërimit tridhjetë ditor të Ramazanit, muajit të kushtuar mirësisë, dashurisë dhe faljes, e pritëm edhe festën e madhe të Ramazan Bajramit. Festat janë ditë të veçanta të cilat kanë në vete bukuri të veçantë, e inkurajojnë respektin e ndërsjellë, e zmadhojnë gëzimin dhe bukurinë e jetës, ndarjen me familjen, me të afërmit dhe me të gjithë përreth nesh. Si qenie njerëzore, jemi të bekuar me të gjitha vlerat dhe veçoritë njerëzore të cilat na mundësojnë ta ndajmë me të gjithë atë që mundemi dhe që dimë dhe prandaj ju uroj që këto ditë festive ti ndani sa mundeni me të gjithë që ju rrethojnë. Kjo do ju mbushë me një energji të bukur dhe pozitive, do na bëjë njerëz më të mirë, për neve vetë, për të afërmit tanë dhe për shtetin tonë. Ju uroj që nëpër jetë t’ju udhëheqë mendimi i mirë dhe respekti i ndërsjellë ndërsa shtëpitë tu jenë mbushur me gëzim dhe buzëqeshje, mirëqenie, përparim dhe sukses në çdo fushë të jetës”, uron Xhaferi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në fund Xhaferi shfrytëzon edhe një herë rastin që të urojë Fitër Bajramin dhe ditë të bukura festive përplot paqe dhe lumturi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Diell dhe vranësira të pakta – tempraturat mbi 20 gradë Celsius
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'