LAJMI I FUNDIT:

Sarri pritet të prezantohet te Juventusi në ditët e ardhshme

Sarri pritet të prezantohet te Juventusi në ditët e ardhshme

Maurizio Sarri duket se po e mendon largimin nga Chelsea në ditët e ardhshme, duke qenë se shërbimet e tij është duke i kërkuar Juventusi.

Sipas The Times, trajneri italian dhe klubi londinez pritet të arrijnë një marrëveshje të përbashkët për largim, vetëm pas 11 muajsh qëndrimi në krye të skuadrës.


Sarri ishte kritikuar nga tifozët e Chelseat për mënyrën e lojës së tij dhe për rezultatet negative nga mesi i sezonit, por në fund arriti ta fitonte Ligën e Evropës, e kualifikoi skuadrën në Ligën e Kampionëve dhe ishte në finale të EFL Cup (Carabao Cup).

Massimiliano Allegri (Foto: Juventus/Twitter )

Por, sipas të përditshmes angleze, Sarri dhe Juventusi janë takuar të premten e javës së kaluar për ta mbyllur marrëveshjen e rikthimit në Itali.

Sarri ndodhet në Itali, vendoset në hotelin që frekuentohet nga Paratici
Lexo po ashtu Sarri ndodhet në Itali, vendoset në hotelin që frekuentohet nga Paratici

Kjo do të thotë që Zonja e Vjetër do të jetë e gatshme ta prezantojë trajnerin italian në ditët e ardhshme, pas takimit në fundjavën e kaluar.

Juventusi pritet që t’ia paguajë Chelseat gjashtë milionë euro si dëmshpërblim të prishjes së kontratës para kohë të Maurizio Sarrit, në mënyrë që të finalizohet marrëveshja, e që do ta zëvendësojë Massimiliano Allegrin që u largua pas pesë vitesh nga klubi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori