Shaqiri pas triumfit në Ligën e Kampionëve: Liverpooli është skuadra më e mirë në Evropë
Xherdan Shaqiri ka thënë se Liverpooli është skuadra më e mirë në Evropë, pasi e mposhti Tottenham Hotspurin në finale të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse kishin një start të dobët në fazën e grupeve, duke humbur tri ndeshje, ‘The Reds’ arritën të fitonin në përballjet e tjera ndaj Paris Saint-Germain dhe Napolit, ndërsa në eliminimet direkte i mposhtën, Bayern Munichun, Porton dhe Barcelonën.
Kështu, Shaqiri ka deklaruar se ata e kanë merituar ta fitonin Ligën e Kampionëve, gjersa ka shtuar se Liverpooli është skuadra më e mirë në Evropë.
“Ne kemi shumë kualitete. Në këtë garë, skuadra më e mirë në Evropë fiton. Ne jemi numër një në Evropë, kështu që ta shijojmë këtë moment. Natyrisht se po mos ta fitonim, do të ishim shumë të zhgënjyer. Ne kemi zhvilluar një sezon tejet të mirë dhe e kemi merituar së paku një trofe”.
“Tani kemi fituar titullin më të madh në Evropë, është madhështore. Kjo nuk ndodh çdo ditë. Ne e kemi Mposhtur Bayernin, Barcelonën, Porton. Shikoni kualitetin e skuadrës tonë dhe ne e kemi treguar atë edhe në finale. Ne e kemi merituar”, ka thënë ylli shqiptar.
Shaqiri ndoshta ka edhe ankesa për minutazhin e zhvilluar në Anfield në këtë sezon që lamë pas, por që në fund e mbylli me një trofe të madh të fituar.
Tani, lojtari shqiptar me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, dëshiron të sigurohet që emri i tij të futet në histori të Liverpoolit, duke fituar edhe trofe të tjerë, gjersa ka bërë edhe një shaka.
“Unë e kam sjelël mentalitetin e fituesit në Merseyside, eh”, ka thënë Shaqiri duke qeshur. “Është një ndjenjë fantastike. Ka kaluar një kohë e gjatë kur Liverpooli e ka fituar këtë trofe, 2005. Është madhështore që t’u jepni tifozëve atë që e meritojnë. Ky klub meriton çdo gjë, stafi, të gjithë që janë përfshirë. Mendoj se ne do të bëjmë një festë të madhe”, ka shtuar ai më tej.
“Ky klub ka nevojë të fitojë tituj dhe është mirë që kemi startuar me këtë. Vitin tjetër do të tentojmë ta fitojmë Ligën Premier. Kjo është ëndrra ime e madhe, ta fitoj Ligën Premier me këtë klub”.
Numri 23 i Liverpoolit, po ashtu, ka përgëzuar edhe pjesën tjetër të skuadrës, duke thënë se kur disa të tjerë janë të lënduar apo nuk luajnë, janë disa lojtarë që tregojnë formë të lartë.
“Ju mund të shikoni se kemi një skuadër me shumë kualitete. Edhe nëse një lojtar nuk luan apo është i lënduar, kualitetet janë ende aty. Nuk është e mjaftueshme të keni lojtar të mirë, ne po ashtu kemi edhe lojtarë që janë të mirë edhe jashtë fushe. Ju mund të fitoni tituj vetëm nëse jeni të afërt dhe të bashkuar”.
“Ne jemi një skuadër shumë e mirë dhe çdo ditë punojmë së bashku, Shpresoj të vazhdojmë kështu, ky është vetëm fillimi dhe mund të fitojmë edhe më shumë tituj”, ka përfunduar Shaqiri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës