Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zbatuar urdhër kontrollin në disa lokacione të ndara në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Ky operacion policor ka pasur për qëllim luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, bastisjen dhe arrestimin disa zyrtarëve policor, ku ditën e realizimit të operacionit janë arrestuar (19) pjesëtarë të policisë, të cilët kanë qenë të dyshimtë, (10) qytetarë që kanë qenë të dyshuar, (9) qytetare të tjerë të cilët kanë penguar zyrtaret policor ne kryerje te detyrës si dhe (1) zyrtar të UNMIK-ut.
Si vazhdimësi e hetimeve lidhur me këtë rast deri me tani janë arrestuar edhe (3) zyrtar policor, të cilët kanë qenë të përfshirë në urdhër arrest.
Të gjithë personat e arrestuar janë trajtuar sipas standardeve dhe procedurave të parapara ligjore, duke respektuar në plotni të drejtat dhe liritë e tyre, të garantuara me ligj.
Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së dhe PK-së , me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policor dhe të qytetarëve në veprat; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.
Plani policor ka filluar se zbatuari ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha rajonet në të cilat kryesisht kanë kaluar pa incidente, përjashtuar rajonin e Zubin Potokut, ku tek vendi i quajtur “Klisurë”, persona të panjohur kanë vendosur pengesa në rrugë si drunjë, ndezje të zjarrit dhe automjete të rënda, kamionë me pasha të rënda e të tjera.
Policia në këtë zonë ka hasur në rezistencë të armatosur me arme zjarri nga persona të dyshimtë, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dy zyrtar policor, prej tyre njeri me rënde ndërsa tjetri me lehte, përfshirë edhe disa zyrtar të lënduar gjatë veprimeve për të hapur barrikadat e vendosura nga qytetaret.
Shumica e të dyshuarve kanë qenë të dhunshëm gjatë arrestimit, dhe si pasojë e kësaj Policia është dashur që ta përdor forcën e domosdoshme dhe proporcionale me qëllim që të dyshuarit ti vë nën kontroll.
Vlen të theksohet se gjatë largimit të barrikadave dhe disa personave që kishin dalë në rrugë me qëllim të pengimit të policisë, disa herë është vërejtur një automjet Toyota ngjyrë e bardhë me targa dhe shenja të UN-it , e cila lëvizte bashkë me të dyshuarit në disa lokacione.
Drejtuesi i veturës ka ndihmuar protestuesit e dhunshëm duke e vendosur veturën e tij zyrtare në mes të rrugës para personave të dyshuar dhe barrikadës së vendosur, ku në pjesën e pasagjerit është vërejtur se është nxjerr një Motosharrë, e cila nga personat e dyshuar është përdorur për prerjen e druve dhe vendosjen e tyre në barrikadë.
Edhe përkundër faktit se zyrtarët policor kanë kërkuar disa herë nga i njëjti që ta liroj rrugën, duke e përsëritur kërkesën edhe në gjuhen angleze, i njëjti ka refuzuar urdhrat policor duke mos pranuar, të komunikojë, të identifikohet si dhe ta lirojë rrugën.
Zyrtaret policor duke u gjetur në një situatë të renduar në një zonë të rrezikshme janë detyruar ta nxjerrin nga makina me forcë dhe ta arrestojnë atë, për ta shoqëruar në polici. Personit në fjalë fillimisht iu është ofruar ndihma mjekësore në spitalin e Mitrovicës.
Me urdhër të Kryeprokurorit kompetent të Mitrovicës personi i UN-it edhe pse i dyshuar për veprimet e tij të kundërligjshme, duke ja respektuar imunitetin personit në fjalë, nuk i është shqiptuar ndonjë masë e as ndalesë dhe i njëjti është liruar se bashku me veturën e tij dhe ju është dorëzuar stafit të UN-it në Mitrovicë, mirëpo ndaj të njëjtit është proceduar rasti për pengim të zyrtareve policor në kryerje të detyrës dhe pjesëmarrjes në turmë.
Policia e Kosovës sipas detyrave dhe procedurave policore, pas çdo veprimi operacional bënë vlerësimet pasoperacionale, lidhur me zhvillimin e operacionit ne përgjithësi.
Meqë ende hetimet janë duke vazhduar Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare është e kufizuar ne dhënien dhe publikimin e informacioneve tjera më të detajuara”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje