E gjitha që ndodhi në aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës në veri
E FUNDIT: Përfundon aksioni i policisë në veri të Mitrovicës
Aksioni i Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës i nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka përfunduar rreth orës 11:30. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.
—————-
Aksioni në veri, i arrestuar edhe një rus – bashkë me një serb dërgohen në spitalin e Mitrovicës
“Janë sjellur në spital edhe dy persona, të cilët janë qytetarë të arrestuar. Njëri është i komunitetit serb dhe tjetri i përket komunitetit rus. Ata kanë disa lëndime të lehta trupore”, konfirmoi Zëdhënësja e Spitalit të Mitroviës, Nita Mustafa për Telegrafin.
—————-
E përditësuar: Thaçi: Në mesin e të arrestuarve në veri është edhe një rus
“Në mesin e të arrestuarve është edhe një qytetarë rus i cili është kamufluar në petkun e diplomatit për të penguar policinë në aksionin e tyre”, ka thënë Thaçi për media.
—————-
Aksioni i Policisë së Kosovës në veri – zbarkimi i policëve dhe pamje nga arrestimet
E plotësuar: Gjatë ndërhyrjes në veri janë plagosur katër policë, për Telegrafin zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa ka treguar gjendjen e tyre: “Janë katër policë të plagosur, tre prej tyre janë duke u trajtuar në Emergjencë dhe njëri në Kirurgji, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”.
—————-
Pamje nga situata në veri të Mitrovicës
—————-
E plotësuar: Nëntë pjesëtarë të Policisë të arrestuar në veri janë sjellë në Prishtinë, më saktësisht në ndërtesën e Inspektoratit Policor të Kosovës, raporton KP.
—————-
E plotësuar: KFOR-i deklarohet për aksionin e Policisë në veri të Kosovës, thotë se është se është kryer me urdhër të Prokurorisë në Prishtinë.
—————-
Drejtpërdrejtë nga aksioni i Njësisë Speciale në veri
E plotësuar: Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë DETAJE TJERA rreth aksionit në veri të vendit.
Policia ka bërë të ditur se përveç hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, ka hasur edhe në disa bllokada të rrugëve, të cilat kanë penguar qarkullimin e mjeteve zyrtare, me ç’rast është detyruar të përdoren mjetet e nevojshme për lirimin e rrugëve me qëllim të vazhdimit të operacionit policor.
—————-
E plotësuar: KMDLN-j: Tre policë të plagosur në veri, njëri në gjendje të rëndë. Reagimi i plotë.
—————-
E plotësuar: Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas aksionit në veri, ka thënë se në dekadën e dytë të Republikës së Kosovës s’do të ketë vend për krim të organizuar dhe ata që merren me aktivitete të kundërligjshme do të përfundojnë prapa grilave.
—————-
E plotësuar: Pas aksionit të njësive të ROSU-s të ndërmarrë në komunat veriore të Kosovës, kanë ardhur edhe reagime nga Serbia. Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
—————-
E plotësuar: Policia has në rezistencë në Zubin Potok, dyshohet edhe për një tjetër polic të plagosur, detajet.
—————-
E plotësuar: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur strukturat e sigurisë pas aksionit në veri. Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë.
—————-
E plotësuar: Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media ka demantuar mediat serbe se operacioni policor i ndërmarrë në veri lidhet me vrasjen e policit, Enver Zymer dhe ish-politikanit Oliver Invanoviq.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës.
—————-
E plotësuar: Telegrafi tashmë ka mësuar edhe identitetin e policit të plagosur gjatë aksionit të Njësisë Speciale së Kosovës në veri të Mitrovicës, ai është Hysen Ademi.
—————-
E plotësuar: Gjatë aksionit që po zhvillohet në veri të vendit, sipas burimeve, është arrestuar edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Zubin Potok, i cili është i nacionalitetit serb.
—————-
E plotësuar: Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur rreth aksionit të sotëm në veri të Mitrovicës.
Haradinaj ka thënë se me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.
—————-
E plotësuar: Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vizituar policin e plagosur gjatë aksionit policorë në veri të Mitrovicës.
Bahtiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë, pasi siç tha ai polici ka marr një plagë të lehtë në kukë.
—————-
E plotësuar: Njësitë e ROSU-s kanë ndërmarrë një aksion në komunat veriore të Kosovës, ku me këtë rast kanë arrestuar disa pjesëtarë të policisë.
Kjo ka bërë që të reagojë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili urdhëroi që të gjitha njësitë ushtarake të jenë në gjendje gatishmërie të plotë.
—————-
E plotësua: Nga aksioni i cili është duke ndodhur në veri të Mitrovicës, një zyrtarë i policisë ka mbetur i plagosur i cili është duke u trajtuar në spitalin në jug të Mitrovicës.
—————–
E plotësuar: Sipas informacioneve të para, ky aksion lidhet edhe me vrasjen e policit Enver Zymberi dhe atë të ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq si dhe për krim të organizuar.
Ndërkaq, edhe sirenat që simbolizojnë situata të jashtëzakonshme në veri të Kosovës janë lëshuar.
——————
E plotësuar: Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar aksionin e sotëm të Njësisë Speciale në Mitrovicën e Veriut.
Në njoftim thuhet se edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor është duke vazhduar, përfshirë arrestimin dhe kontrollin e disa lokacioneve të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e dëshmive relevante përfshirë edhe armë të gjata. /Telegrafi/
————–
Aksion i Njësisë Speciale në veri, 5 të arrestuar
Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore të vendit me shumicë serbe.
Sipas burimeve të KosovaPress, janë arrestuar të paktën pesë persona me dyshimin për krim të organizuar. Operacioni ka nisur pak pas orës 05:00 të mëngjesit të së martës.
Alarmi që përdoret nga serbët e veriut e që simbolizon tubim të menjëhershëm është aktivizuar rreth orës 06:00, por deri më tani nuk vërehen qytetarë të tubuar.
Alarmi po dëgjohej edhe një orë më pas.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata Alwaleed Philanthropies Global në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Aksident në rrugën Makedonski Brod-Prilep, humb jetën një 20 vjeçar
Sekuestrohen 487 kilogramë duhan në Han të Elezit, drejtuesi i automjetit ik në Maqedoni
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre