Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e para të mëngjesit ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë.
Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë.
Gjatë ditës së sotme në aksionin i cili po vazhdon në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra serbë të strukturave të larta të sigurisë, derisa gjatë aksionit është plagosur një polic i Kosovës. /Telegrafi/
TELEGRAFI sh.p.k. Rr. Rexhep Mala, Aktash, Nr.34, Prishtinë, Kosovë info@telegrafi.com 038 224 093 - +383 48 222 355
Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.