LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Gjendja e policit të plagosur është jashtë rrezikut për jetë

Bahtiri: Gjendja e policit të plagosur është jashtë rrezikut për jetë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vizituar policinë e plagosur gjatë aksionit policorë në veri të Mitrovicës.

Bahtiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë, pasi siç tha ai polici ka marr një plagë të lehtë në kukë.

Bahtiri po ashtu tha se i gjithë ekipi mjekësorë është në gatishmëri të situatës.

Plagoset një polic gjatë aksionit në veri
Lexo po ashtu Plagoset një polic gjatë aksionit në veri

Ai potencoi se në tre komuna të Kosovës ka pasur arrestime ndërkaq pritet edhe në Komunën e Zubin Potokut pritet të kryhen  arrestimet e parapara nga Njësia Speciale e Kosovës.

“E kam vizituar policinë në spital. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka marr një plagë të lehtë në kukë. I gjithë ekipi mjekësorë janë duke u angazhuar në trajtimin e tij, dhe nëse ka nevojë për raste tjera edhe mjekët e Vushtrrisë janë në dispozicion. Gjendja në Mitrovicë është e qetë, edhe në veri po shihet e qetë. Në tre komuna ka pasur arrestime, ndërkaq pritet të kryhet edhe Komuna e Zubin Potokut. Kisha bërë apel tek qytetarët e Mitrovicës të rrinë të qetë pasi Njësia Speciale e Kosovës është duke i kryer punët ashtu siç edhe janë paraparë”, ka thënë Bahtiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori