LAJMI I FUNDIT:

Pirlo: De Jong ma kujton veten, është një nga më të mirët në botë

Pirlo: De Jong ma kujton veten, është një nga më të mirët në botë
Foto: Getty Images/Telegrafi

Legjenda italiane, Andrea Pirlo ka folur fjalë të mëdha për mesfushorin e ri holandez, Frenkie De Jong.

Talenti holandez nga ky vit do të djersit fanellën e Barcelonës, pasi klubi katalunas kishte arritur marrëveshje transferimi disa muaj më parë.


Paraqitjet e tij të mira me Ajaxin dhe Holandën kanë bërë që ish-mesfushori italian, Pirlo, ta vlerësoj lart De Jongun.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ri me tri transferime
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ri me tri transferime

“De Jong është një nga mesfushorët më të mirë në botë momentalisht”, ka thënë fillimisht Pirlo.

“Ai më kujton veten, ka personalitet, teknikë dhe gjithçka për të luajtur në këtë pozicion”.

De Jong del kundër kompanisë Nike në lidhje me emrin në fanellë
Lexo po ashtu De Jong del kundër kompanisë Nike në lidhje me emrin në fanellë

“Është puna te vizioni. Ai e njeh fushën dhe lëvizjen e lojtarëve të tjerë. Ai është një lojtar shumë i mirë”, përfundoi ish-mesfushori italian.

Ndryshe, De Jong ishte një nga më meritorët që Ajaxi fitoi titullin në Holandë dhe arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori