LAJMI I FUNDIT:

Pochettino tregon historinë e çmendur me Maradonën: Iku nga dhoma në grumbullim, në mëngjes e pamë në TV se kishte plagosur gjashtë gazetarë

Pochettino tregon historinë e çmendur me Maradonën: Iku nga dhoma në grumbullim, në mëngjes e pamë në TV se kishte plagosur gjashtë gazetarë

Mauricio Pochettino ka zbuluar një histori interesante me ish-bashkëlojtarin e tij, shokun e dhomës, legjendën Diego Maradona.  

Maradona njihet si njëri nga futbollistët më të mëdhenj në histori dhe këtë e tregojnë edhe statistikat dhe pamjet nga loja e tij.

Megjithatë, jeta e me ‘gjeniun e vogël’ nuk ishte kurrë e parashikueshme dhe këtë e ka treguar edhe trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino.


Maradona dhe Pochettino (Foto: Getty/Goal)

Pochettino ka zbuluar një histori interesante me Maradonën sa ishin për pak kohë bashkëlojtar te skuadra argjentinase Newell’s Old Boys.

“Ne ishim të gjithë së bashku në para sezon në Mar del Plata dhe një ditë më parë kemi ndarë dhomën së bashku, ishim shokë dhome”, ka thënë fillimisht Pochettino për Sky Sports.

“Ai e do basketbollin dhe atë natë kishte shkuar për të parë finalen e Ligës. Në mëngjes, kur u zgjova, nuk ishte në shtratin e tij”.

Pochettino me kombëtaren e Argjentinës

Misteri i vendndodhjes së Diegos më 2 shkurt 1994 do të sqarohej vetëm disa orë më vonë.

“Pas mëngjesit shkuam për të trajnuar dhe pastaj u kthyem për drekë. Ende askush nuk e dinte se ku ishte Diego”.

“Teksa hëngrëm, pamë lajmet në televizion: ai kishte gjuajtur me armë gazetarët në Buenos Aires, 400 kilometra larg nga ku ishim!”.

Ndërsa Pochettino kishte dremitur natën e kaluar, Maradona u kthye nga brigjet e Atlantikut në shtëpinë e tij në Moreno në periferi të Buenos Aires.

Kur u zgjua gjeti një grumbull gazetarësh tek dyert e tij dhe Diego hapi zjarr me një pushkë ajrore, duke plagosur gjashtë anëtarë të mediave, ndërkohë i gjuajti edhe me çorape ata që refuzuan të largoheshin.

Në vitin 2002, atij i është dhënë një dënim dyvjeçar, me të cilin Maradona u urdhërua gjithashtu të paguajë dëmet ndaj të lënduarve në këtë ngjarje.

“E dua futbollin, ka qenë gjithmonë pasioni im. Dhe idhulli im gjithmonë do të jetë Diego Armando Maradona”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht - shpjegojnë rregullat e UEFA-s

Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht - shpjegojnë rregullat e UEFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës
Zyrtarisht nuk vazhdon ndeshja Rumani - Kosovë: Dardanët refuzuan të dalin në fushë

Zyrtarisht nuk vazhdon ndeshja Rumani - Kosovë: Dardanët refuzuan të dalin në fushë

Bajram Shala hap konferencën për media: Nuk mund të të marrim pjesë në një ndeshje të cilën parimet themelore të UEFA-s nuk respektohen

Bajram Shala hap konferencën për media: Nuk mund të të marrim pjesë në një ndeshje të cilën parimet themelore të UEFA-s nuk respektohen

Përfaqësuesja e Kosovës
Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë

Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk vazhdon zyrtarisht ndeshja Rumani – Kosovë: Dardanët refuzuan të dalin në fushë

Nuk vazhdon zyrtarisht ndeshja Rumani – Kosovë: Dardanët refuzuan të dalin në fushë

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti kur trajneri i Rumanisë tenton ta bindë Franco Fodan që ta kthejë ekipin në fushë

Momenti kur trajneri i Rumanisë tenton ta bindë Franco Fodan që ta kthejë ekipin në fushë

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori