Përmes kampanjës humanitare “Nga një cent për çdo litër, gëzojmë 8-të familje”, Petrol Company ka bërë sot me shtëpi të re familjen dhjetë antarëshe të Besim Bajramit në Fushë Kosovë.
Dorëzimin e çelësave të shtëpisë së re tek kryefamiljari Besim Bajrami, e bëri drejtori i “Petrol Company”, Shkelzen Jusaj.
“Kjo shtëpi po dhurohet nga kompania bashkë me klientët e saj, sepse qytetarët kanë kontribuar në ndërtimin e saj, që ta bëjmë këtë gjest humanitar”, deklaroi Jusaj.
Kryefamiljari Besim Bajrami, u shpreh i lumtur që në muaj të Ramazanit po bëhet me shtëpi.
“Sot po bëhet ëndrra ime realitet në këtë muaj të Ramazanit, shpresoj të bëhen edhe shumë familje tjera me shtëpi, faleminderit prej të gjithëve që kanë kontribuar”, ka thënë Bajrami.
Përveç shtëpisë së re, Besim Bajramit iu dorëzua edhe kontrata e punës nga drejtori i Petrol Company, i cili tha se nga data 1 qershor ai do të fillojë edhe punën në kompaninë e tij.
I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çelësave të shtëpisë ishte edhe kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha. Ai ftoi të gjithë kompanitë dhe bizneset që të dalin në ndihmë të familjeve në nevojë.
“Është kënaqësi që një familjeje të varfër t’ia mundësojmë të jetojë në një shtëpi të re, këtë e ka mundësuar kompania Petrol Company, e cila ka qenë e suksesshme Besoj që do të vazhdojë edhe me tutje të bëjë shtëpi tjera. Kemi probleme të ndryshme që si Komunë nuk po mundem t’i zgjidhim, mirëpo me kompanitë, me ndihmën e bizneseve do t’iu ndihmojmë. Ne e gjetëm Petrol Company, e gjetëm familjen Bajramin dhe e bëmë me shtëpi të re”, ka thënë kryetari Berisha.
Kampanja humanitare “Nga një cent për çdo litër, gëzojmë 8-të familje”, e Petrol Company, do të vazhdojë deri në ndërtimin e shtëpive tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City