LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Me votat që i ka opozita, ne jemi në pushtet edhe dhjetë vite (Video)

Lekaj: Me votat që i ka opozita, ne jemi në pushtet edhe dhjetë vite (Video)

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se opozita nuk e ka serioze iniciativën për rrëzimin e Qeverisë, pasi sipas tij nuk i kanë numrat në Kuvend.

Lekaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në  RTV Dukagjini, ka thënë se mospajtimet mes partnerëve të koalicionit qeverisës vetëm sa do ta ndikojnë pozitivisht në qeverisjen e vendit.

“Kur jemi te opozita, ju e dini që prej ditës së parë ne kemi qenë të rrëzuar. Iniciativat e tyre nuk i shoh serioze, sepse sikur të kishin votat ne nuk do të ishim në qeveri… Nuk i kanë as 50 vota e lëre më tjerat”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Nënkryetari i AAK-së thotë se qysh moti ka paralajmëruar se nuk do të ketë rrëzim të Qeverisë.

“Po e them prapë se nuk ka zgjedhje këtë vit. Me votat që ka opozita ne mund të qëndrojmë në qeveri edhe dhjetë vite. Nuk e kanë serioze iniciativën [për rrëzimin e Qeverisë]”.

Lekaj tregon se si refuzoi të paguajë faturën prej 717 milionë euro për Autostradën “Arbën Xhaferi” (Video)
Lexo po ashtu Lekaj tregon se si refuzoi të paguajë faturën prej 717 milionë euro për Autostradën “Arbën Xhaferi” (Video)

Lekaj ka shtuar më tej se “është normale që opozita të kërkojë mocion dhe në momentin që ata kanë votat, ne s’kemi çka…është kushtetuese”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori