LAJMI I FUNDIT:

Lekaj tregon se si refuzoi të paguajë faturën prej 717 milionë euro për Autostradën “Arbën Xhaferi” (Video)

Lekaj tregon se si refuzoi të paguajë faturën prej 717 milionë euro për Autostradën “Arbën Xhaferi”  (Video)

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se kërkesa e komanisë Bechtel&Enka ka qenë që Kosova për Autostradën“Arbën Xhaferi” të paguaj 717 milionë euro.

Lekaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në  RTV Dukagjini, ka thënë se pavarësisht se autostrata është shtyrë, projekti është një kryevepër që do të mbetet jetë e mot.


“Për të gjithë të interesuarit mund të tregoj se kontrata fikse e Autostradës ‘Arbën Xhaferi’ është 706 milionë euro. Kërkesa e tyre ka qenë për 717 milionë euro, por pas barazimit të faturave unë ua kam ndalur 9 milion e 500 mijë euro”.

Ministri i Infrastrukturës ka thënë se shifrat totale që ai u ka ndalur edhe për shkak të vonesave shkon në 11 milion e 700 mijë euro.

Ai ka shtuar së në këtë pagesë është përfshirë edhe dëmshpërblimi prej 53 milionë eurove, që Kosova ka pasur detyrim nga Bechtel&Enka.

“Sado që është përfolur ky projekt, nëse krahasohet me rajonin, po e marr Kroacinë. Asaj i ka kushtuar kilometri 16-17 milionë euro në autostradën Rijeka – Pazin. Vetë unë kam qenë për vizitë atje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Lekaj: Edi Rama e konfirmoi pjesëmarrjen në përurimin e Autostradës “Arbën Xhaferi”, mosprania le të mbetet në ndërgjegjen e tij (Video)
Lexo po ashtu Lekaj: Edi Rama e konfirmoi pjesëmarrjen në përurimin e Autostradës “Arbën Xhaferi”, mosprania le të mbetet në ndërgjegjen e tij (Video)

Lekaj ka thënë se Qeveria ka përballuar shumë sfida e sharje, por projekti ka përfunduar me sukses dhe ia ka vlejtur.

“Sot ndoshta do të kishim folur sa do të kushtojë arbitrazhi që përafërsisht do të shkonte 200 milionë [euro]”, tha Lekaj./Telegrafi/