LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Edi Rama e konfirmoi pjesëmarrjen në përurimin e Autostradës “Arbën Xhaferi”, mosprania le të mbetet në ndërgjegjen e tij (Video)

Lekaj: Edi Rama e konfirmoi pjesëmarrjen në përurimin e Autostradës “Arbën Xhaferi”, mosprania  le të mbetet në ndërgjegjen e tij (Video)

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj mungesën e Edi Ramës në përurimin e Autostradës “Arbën Xhaferi” e ka konsideruar si veprim jo të mirë të Kryeministrit të Shqipërisë.

Lekaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në  RTV Dukagjini, ka thënë se Haradinaj në përurimin e Autostradës “Arbën Xhaferi” ka ftuar të gjithë homologët nga rajoni, sepse kjo udhë u shërben edhe këtyre vendeve.

“Nuk e di pse Edi Rama nuk ka ardhur në këtë përurim përkundër faktit që ai ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoni. Le të mbetet në ndërgjegjen e tij mospjesëmarrja në këtë ngjarje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Lekaj ka thënë se pavarësisht që Rama mund të ketë mendime të ndryshme nga Haradinaj për Kosovën, ai është dashur të jetë prezentë në përurimin e rrugës.

“Pse të mos i gëzohemi një autostrade që me të vërtet i shërben të gjithë rajonit. Kryeministri Rama është dashur që të jetë së bashku me pjesën tjetër shqiptare nga Kosova dhe rajoni, sepse prania e tij do ta kishte bërë më madhështore ceremoninë, por le të mbetet në ndërgjegjen e tij”, tha ndër të tjera Pal Lekaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori