LAJMI I FUNDIT:

Huawei thotë se sanksionet amerikane “dëmtojnë” miliarda klientë

Huawei thotë se sanksionet amerikane “dëmtojnë” miliarda klientë

Vendimi i SHBA-së për të vënë kompaninë kineze të teknologjisë Huawei në listën e zezë tregtare “vendos një precedent të rrezikshëm”, që do të dëmtojë miliarda klientë, tha një zyrtar i lartë i kompanisë.

Duke folur në një konferencë për media, shefi ligjor i kpmpanisë, Song Liuping tha se ndalimi i tregtisë do të “dëmtonte drejtpërdrejtë” kompanitë amerikane si dhe do të prekte vendet e punës.

“Ky vendim do të dëmtojë klientët tanë në mbi 170 vende, duke përfshirë më shumë se tre miliardë konsumatorë që përdorin produktet dhe shërbimet Huawei në të gjithë botën”, tha ai.


Uashingtoni kohët e fundit shtoi Huawei në një listë të kompanive me të cilat firmat amerikane nuk mund të tregtojnë.

Ndalimi i tregtisë është pjesë e një beteje më të gjerë midis SHBA-së dhe Huawei.

Uashingtoni thotë se kompania kineze, që është ndër prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve të telekomit në botë, cenon sigurinë kombëtare të SHBA-së.

SHBA-ja po ashtu thotë se kjo kompani mbledh të dhënat e klientëve dhe është e lidhur me qeverinë kineze.

Pompeo: Kina paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA-së
Huawei ka mohuar vazhdimisht pretendimet se përdorimi i produkteve të saj paraqet rreziqe sigurie dhe thotë se është i pavarur nga qeveria kineze. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori