LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjilanit rrit për 5% të hyrat vetanake

Komuna e Gjilanit rrit për 5% të hyrat vetanake

Drejtori për Buxhet dhe Financa në Gjilan, Zijadin Maliqi, ka deklaruar se kjo komunë për këtë periudhë të vitit ka shënuar rritje prej 5 për qind të të hyrave vetanake krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Në këtë periudhë të parë të vitit është bërë shpërndarja e 27 mijë e 152 faturave, që vlera totale kam shifrën prej një milion e 775 mijë euro. Deri në këtë fazë të hyrat vetanake janë në një trend pozitiv me mbi 42 për qind të realizimit të planifikimit të përgjithshëm për të hyrat vetanake. Nëse këto shifra krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për 5 për qind ka më shumë të hyra në këtë vit. Për borxhlinjtë e mëdhenj tashmë kemi dorëzuar faturat në zyret përmbarimore dhe presim që në bazë të ligjit të veprohet, për të vazhduar pastaj me kategoritë e tjera të borxhlinjve”, tha Maliqi, në konferencën për gazetarë, sipas komunikatës nga Komuna e Gjilanit.


Ai potencoi se gjatë kësaj periudhe janë zotuar, shpenzuar, certifikuar dhe arkivuar mbi dy mijë lëndë, sikurse që është duke përgatitur Korniza Afatmesme Buxhetore.

“Së bashku me të gjitha drejtoritë komunale kemi filluar të punojmë në Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2020, duke u bazuar në kufijtë e parë buxhetor, që të bëjmë një planifikim të mirë ku investimet publike dhe shërbimet e mira për qytetarët kanë prioritet”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori