LAJMI I FUNDIT:

Turqi, shpëtohet nga tregu i zi libri 1,400 vjeçar

Turqi, shpëtohet nga tregu i zi libri 1,400 vjeçar

Një libër i vjetër hiç më pak së 1,400 vjet, para pak kohe kishte rënë pre e disa shitësve të tregut të zi. Por, fatmirësisht, ai është konfiskuar falë intervenimit të autoriteteve turke të qytetit Dijarbakir.

Gjithsej gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimet për përpjekjen për të shitur një libër me motive fetare për të cilin mendohet se është një nga librat më të vjetër në vend.


Sipas një deklarate nga autoritetet lokale, ekipet kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar morën informacione se tre të dyshuar me banim në qendër të qytetit po kërkonin blerës për librin.

Libri me motive fetare i përbërë nga 36 faqe i shkruar në letër papirus me kapak lëkure është marrë nën mbrojtje të shtetit. /Te Sheshi/

Në trend Kultura

Më shumë
“Grali i Shenjtë” në trojet shqiptare!? (Video)

“Grali i Shenjtë” në trojet shqiptare!? (Video)

Kultura
EPIKA

EPIKA

Poezi
Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Kulture
Eggs Benedict

Eggs Benedict

Fjala+
NËNA IME

NËNA IME

Fjala+
“Ditët e Mios”

“Ditët e Mios”

Kulture
Kalo në kategori