LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i futbollit Shaka Hislop mendon ndryshe nga Messi: Fajin e kishte Valverde, jo lojtarët

Eksperti i futbollit Shaka Hislop mendon ndryshe nga Messi: Fajin e kishte Valverde, jo lojtarët

Lionel Messit i është bërë e ditur se nuk duhet t’i fajësojë bashkëlojtarët te Barcelona për eliminimin nga Liga e Kampionëve prej Liverpoolit.

Skuadra katalunase ishte duke udhëhequr 3-0 nga ndeshja e parë gjysmëfinale në Camp Nou, mirëpo në ndeshjen e dytë, rezultati u përmbys në 4-0 në Anfiled, duke bërë që ata të eliminohen nga gara më e madhe për klube në Evropë.


Messi ka thënë në konferencë për media se Ernesto Valverde ka bërë një punë të shkëlqyer në këtë sezon dhe nuk duhet të fajësohet, pasi janë lojtarët që nuk e kanë përfunduar punën e tyre.

Shaka Hislop (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se trajneri ka bërë një punë të madhe në këtë sezon. Eliminimi nga Liverpooli nuk është faji i tij. Jemi ne që duhet të turpërohemi për atë ndeshje”, kishte thënë argjentinasi.

Messi thyen heshtjen dhe flet për eliminimin nga Liverpooli dhe të ardhmen e Valverdes: Ishte një goditje e rëndë, trajneri ka një pjesë të fajit
Lexo po ashtu Messi thyen heshtjen dhe flet për eliminimin nga Liverpooli dhe të ardhmen e Valverdes: Ishte një goditje e rëndë, trajneri ka një pjesë të fajit

Mirëpo, portieri që ka luajtur në disa klube të Ligës Premier dhe tash është ekspert i futbollit në ESPN, Shaka Hislop, ia ka bërë me dije Messit se është pikërisht Valverde ai që duhet fajësuar dhe jo lojtarët.

Ernesto Valverde (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Messi nuk duhet t’i fajësojë bashkëlojtarët për eliminimin nga Liga e Kampionëve, pasi unë them se është trajneri”, ka thënë ish-portieri i Newcastle United e West Ham për ESPN.

“Shikoni ndeshjet tjera të Barcelonës, mund ta kuptoni se cilat zëvendësime do t’i bëjë Valverde. Janë lojtarët e njëjtë, nuk ka përdorur strategji tjera në ndeshje të mëdha”.

“Sa për mua, Valverde duhet ta bartë mbi supe një pjesë të fajit. Strategjia në ndeshjen ndaj Liverpoolit ishte e dështuar, ju nuk mund ta largoni Coutinhon dhe të fusni Semedon, pasi  po mbroheni kështu kur jeni duke humbur”, ka shtuar më tej Hislop. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori