LAJMI I FUNDIT:

Lirimi i Sami Lushtakut, reagon ashpër ambasadori britanik Ruairi O’Connell

Lirimi i Sami Lushtakut, reagon ashpër ambasadori britanik Ruairi O’Connell

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila së fundi liroi Sami Lushtakun nga akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, O’Connell thotë se kjo është strategji e qëllimshme për të lejuar që kriminelët të jenë të lirë, përcjell Telegrafi.


Ai ka theksuar se dështimi i Kosovës për të luftuar krimin i dëmton të gjithë, përveç kriminelëve dhe miqve të tyre.

Kosnett reagon pas vendimit të Gjykatës për lirimin e Sami Lushtakut
Lexo po ashtu Kosnett reagon pas vendimit të Gjykatës për lirimin e Sami Lushtakut

”Përsëritja e të njëjtit gabim për dy apo tre herë mund të jetë shkak i paaftësisë apo moseksperiencës. Trjanimi do të ndihmonte në zgjidhje të këtij problemi. Por Kosova ka pasur me vite të tëra trajnime.

Sami Lushtaku lirohet nga të gjitha akuzat në rastin e KEK-ut
Lexo po ashtu Sami Lushtaku lirohet nga të gjitha akuzat në rastin e KEK-ut

Në vend të kësaj, duke bërë të njëjtin gabim, kohë pas kohe duket sikur kjo është një strategji e qëllimshme për të lejuar kriminelët të ecin lirshëm. Dështimi i Kosovës për të luftuar krimin na dëmton të gjithëve, përveç kriminelëve dhe miqve të tyre jo – kuptohet”, shkruan O’Connell.

Më herët gjatë ditës lidhur me lirimin e Lushtakut ka reaguar edhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

“Gjykata Themelore e Prishtinës, së fundi ka liruar disa të dyshuar në rastin e korrupsionit të njohur si KEK, me arsyetimin se lënda është e vjetër. Gjykatat duhet të mbajnë seancat dëgjimore në kohën e duhur. Drejtësia mund të vie në vend vetëm nëse rastet dëgjohen para se të skadojë afati ligjor për gjykimin e lëndës”, ka thënë ambasadori amerikan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori