LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i Listës Serbe për dorëheqjen e kryetarëve – reagime të ashpra nga pozita dhe opozita

Paralajmërimi i Listës Serbe për dorëheqjen e kryetarëve – reagime të ashpra nga pozita dhe opozita

Partitë në bashkëqeverisje, AAK dhe PDK, dhe dy partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje, kanë komentuar deklaratat e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiqi, i cili paralajmëroi se kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore, janë sërish të gatshëm për dorëheqje.

Nga opozita,deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, deklaroi se Lista Serbe po tallet me Republikën e Kosovës. Për Telegrafin ajo tha se qëndrimi i Vetëvendosjes ka qenë i qartë kur është diskutuar për kandidatët e Listës Serbe.

Rakiq në Beograd: Jemi gati që sërish të japim dorëheqje
Lexo po ashtu Rakiq në Beograd: Jemi gati që sërish të japim dorëheqje

“Qëndrimi i VV-së ka qenë i qartë dhe i hershëm në kohën kur diskutohej për certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe, fakti që ata sot janë kryetar komunash është goditje e rëndë për Republikën e Kosovës, pasi që janë lejuar të garojnë për zgjedhje kandidatët të cilët nuk e njohin Republikën e Kosovës, dhe kandidatë të cilët dirigjohen nga presidenti serb Vuçiq. Kjo është goditje e madhe ndaj Kosovës, në këtë kuptim secili shtet sovran, secili shtet demokratik nuk do t’i certifikonte kandidatët e tillë”, ka thënë deputetja Haxhiu për Telegrafin.


Ajo tha se përkundër kërkesës së Vetëvendosjes që katër kandidatët të mos certifikohen, KQZ përsëri ka bërë një gjë të tillë, ajo shtoi se deklaratat e Listës Serbe për dorëheqje mund të jenë të vërteta.

“Në këtë kuptim deklaratat e tyre mund të jenë ashtu edhe siç kanë deklaruar edhe në fillim, siç edhe kanë thënë ne do të fitojmë dhe do t’i dorëzojmë mandatet, kjo është tallje me Republikën e Kosovës, por që këtë tallje po e bëjnë edhe me papërgjegjësinë e përfaqësuesve politik, Qeverisë, ne nuk do t’i pranojmë por kjo është goditje për Kosovën”, tha ajo.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu

Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova tregoi se cili është qëllimi i Listës Serbe.

“Konsideroj se kjo është loja e radhës e Listës Serbe, që ta bllokoj funksionimin e pushtetit lokal në atë pjesë të Kosovës, kjo është strategji e Beogradit zyrtar”, tha Rugova për Telegrafin.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova

Në anën tjetër, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se Lista Serbe nuk është e gatshme për marrjen e përgjegjësive të veta.

“Ne jemi korrekt ndaj të gjitha minoriteteve në Republikën e Kosovës ashtu siç parashihet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por veprimet e Listës Serbe tregojnë mungesë të gatishmërisë dhe seriozitetit në marrje të përgjegjësive që u kanë besuar votuesit e tyre”, tha Lekaj për Telegrafin.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj

Poashtu, sot gjatë ditës edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër ndaj Listës Serbe.

“Paralajmërimi i dorëheqjes nga kryetarët e sapozgjedhur të komunave të veriut të Kosovës është një akt i pahijshëm dhe i dëmshëm që cenon bashkëjetesën dhe stabilitetin e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ndërkohë, deklaratat për dorëheqje kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq i bëri pas takimit që ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Beograd.

Theksojmë se në zgjedhjet e 19 majit, Lista Serbe me kandidatët e saj kanë fituar në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori