LAJMI I FUNDIT:

Erolld Musliu: Jam emëruar nga presidenti i shtetit, që e përkrahu edhe BDI-ja (Video)

Erolld Musliu: Jam emëruar nga presidenti i shtetit, që e përkrahu edhe BDI-ja (Video)

Drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim, Erolld Musliu, në një deklaratë për Alsat ka thënë emërimi i tij është bërë nga presidenti Stevo Pendarovski dhe është përkrahur nga BDI.

Musliu tha se është e nevojshme që vendimi të shpallet në Gazetën Zyrtare dhe emërimi i tij të zyrtarizohet.

“Nuk mundem të jap deklaratë deri sa nuk e shoh vendimin e emërimit tim, drejtor i Agjencisë për Zbulim të jetë shpallur në Gazetën Zyrtare. Nuk ka problem, nga e hëna jam i disponueshëm”, tha Musliu.


I pyetur për deklaratën e Bujar Osmanit, ai tha se nuk e ka lexuar dhe se nuk mund të komentojë deklaratën e tij.

“BDI është parti politike, Bujar Osmani është zy.kryeministër, nuk e di se cilin funskion e ushtron në partinë e tij, nuk e di se çfarë deklarate ka dhënë, as nuk i di qëndrimet e BDI-së, mirëpo sa e di unë ata janë në qeveri së bashku me LSDM-në, që do të thotë se e kanë përkrahur kryetarin Stevo Pendarovskin, çfarë të them më shumë”, ka thënë Musliu.

Ndryshe, pasi Pendarovski njoftoi se Erolld Musliu do të jetë drejtori i Agjencisë për Zbulim, zv.kryeministri Bujar Osmani tha se nga ky vendim i presidentit janë të shqetësuar dhe kërkoi që ta rishikojë./Telegrafi/

Osmani: BDI është e shqetësuar për emërimin e Erolld Musliut në krye të Agjencisë për Zbulim
Lexo po ashtu Osmani: BDI është e shqetësuar për emërimin e Erolld Musliut në krye të Agjencisë për Zbulim

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori