LAJMI I FUNDIT:

Osmani: BDI është e shqetësuar për emërimin e Erolld Musliut në krye të Agjencisë për Zbulim

Osmani: BDI është e shqetësuar për emërimin e Erolld Musliut në krye të Agjencisë për Zbulim

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në lidhje me emërimin e Erolld Musliut në krye të Agjencisë së Zbulimit ka thënë se janë të shqetësuar.

Osmani thotë se vendimi i djeshëm i presidentit Pendarovski i ka shqetësuar të gjithë.


“Vendimi i djeshëm i presidentit na ka shqetësuar të gjithëve. Mendojmë se ka qenë një vendim që është marrë nga mungesa e informacionit”, ka thënë Osmani.

Erolld Musliu është drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim
Lexo po ashtu Erolld Musliu është drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim

Ai ka shtuar se derisa të zbardhet në tërësi rasti i Kumanovës, personat e përfshirë nuk mund të marrin poste kyçe në institucione.

Osmani shpreson që presidenti të rishikojë vendimin e tij për emërimin e Musliut, për të cilin beson se nuk e ka bërë me qëllime tjera.

Musliu është përmendur në vitin 2011 si kandidat potencial për drejtor në Agjencinë për Zbulim, por kryetari i atëhershëm Gjorge Ivanov u tërhoq për shkak të reagimit të ngjashëm të BDI-së, të cilin e vlerësuan si joadekuat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori