LAJMI I FUNDIT:

Holanda po i paguan njerëzit për të shkuar në punë me biçikletë

Holanda po i paguan njerëzit për të shkuar në punë me biçikletë

Ka më shumë biçikleta se sa njerëz në Holandë dhe ato përbëjnë pothuajse gjysmën e të gjitha udhëtimeve në mes të shtëpisë dhe punës, sidomos në qytetin e Amsterdamit.

Bëhet fjalë për një vend i cili me krenari e quan veten “kombi i biçiklistëve”.

Dhe një gjë të tillë e ndihmon edhe fakti se është një vend relativisht i sheshtë.


Por, autoritetet, përcjell Telegrafi, kanë inicuar edhe një nxitje shtesë për njerëzit holandezë për të marrë biçikletat e tyre – kredi tatimore.

Kështu, çdo kilometër i kaluar mund të përfitojë 0,22 dollarë lirim në taksa.

Gjithsesi, Holanda nuk është i vetmi vend që ofron stimuj financiarë për t’i “nxjerrë” njerëzit nga makinat e tyre dhe për të përdorur fuqinë e pedaleve në vend të karburantit fosil.

Kështu, përveç në Mbretërinë e Bashkuar, skema të tilla janë inicuar edhe në vende si Belgjika, në të cilin vend, për çdo kilometër bëhet një pagesë prej 0,26 dollarë.

Në vendin e vogël pa dalje në det të Luksemburgut, të vendosur në mes Francës, Gjermanisë dhe Belgjikës, punonjësit mund të përfitojnë nga një zbritje tatimore prej 340 dollarësh që do të përdoret për të blerë një biçikletë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ndalet për të blerë një pije energjike, por përfundon duke blerë një biletë 'gërvisht dhe fito' - amerikani fiton 1 milion dollarë në lotari

Ndalet për të blerë një pije energjike, por përfundon duke blerë një biletë 'gërvisht dhe fito' - amerikani fiton 1 milion dollarë në lotari

Fun
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Interesante
Lufta për territor, krokodili në “betejë” me peshkaqenët në një plazh në Australi

Lufta për territor, krokodili në “betejë” me peshkaqenët në një plazh në Australi

Interesante
I kishte paguar aksidentalisht faturën e energjisë fqinjit të tij për 18 vjet, burri nga Kalifornia ndan historinë

I kishte paguar aksidentalisht faturën e energjisë fqinjit të tij për 18 vjet, burri nga Kalifornia ndan historinë

Interesante
Ëndrra

Ëndrra

Provimi

Provimi

Kalo në kategori