LAJMI I FUNDIT:

Pastori që parashikoi atentatin ndaj Trumpit paralajmëron për një tërmet shkatërrues: Aq i fuqishëm sa edhe lumi Mississippi do ta ndryshojë drejtimin

Pastori që parashikoi atentatin ndaj Trumpit paralajmëron për një tërmet shkatërrues: Aq i fuqishëm sa edhe lumi Mississippi do ta ndryshojë drejtimin

Një pastor i cili tha se kishte parashikuar atentatin ndaj Donald Trump, ka bërë një tjetër parashikim të frikshëm.

Brandon Dale Biggs, pastor në Oklahoma, tha se Zoti i ka treguar atij një vizion të një tërmeti me magnitudë 10 që do të vrasë mijëra njerëz në të gjithë SHBA-në.

Ai pretendon se tërmeti do të godasë New Madridin, e do të shtrihet nëpër Missouri, Arkansas, Tennessee, Kentucky dhe Illinois, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Duke përshkruar vizionin e tij, Biggs tha: “Ishte kaq i madh, kishte 1800 njerëz që vdiqën përgjatë asaj shtrirjeje”.

“Të gjitha shtëpitë u tronditën plotësisht deri në themel, ato thjesht ranë”, shtoi ai.

“Tërmeti i New Madrid ishte kaq i madh sa kur do të ndodhë, edhe lumi Mississippi do ta ndryshojë drejtimin”, vazhdoi pastori.

Ai këmbëngul se e kishte parashikuar atentatin ndaj Trumpit dhe madje postoi një video tre muaj para incidentit.

Biggs tha gjithashtu se ai pa Michigan dhe Oklahoma duke votuar republikanët në zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, gjë që përfundimisht ndodhi.

Në tetor ai tha se kishte parë vizione të sulmeve në Las Vegas dhe Bourbon Street në New Orleans, të cilat ishin vendet e dy sulmeve të Vitit të Ri.

E nëse një tërmet me magnitudë 10 do të ndodhte siç ka parashikuar Biggs, ai do të çonte në qindra mijëra vdekje.

Ndryshe, tërmeti më i fortë i regjistruar ndonjëherë ishte tërmeti Valdivia i vitit 1960 në Kili, me magnitudë 9.5 të shkallës Rihter. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gabimi i punonjësit të zyrës i sjell amerikanes dy milionë dollarë në lotari

Gabimi i punonjësit të zyrës i sjell amerikanes dy milionë dollarë në lotari

Fun
Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Fun
Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Interesante
Yllin e filmave për të rritur e ngatërrojnë me pilotin e aeroplanit Delta që u rrëzua në Toronto

Yllin e filmave për të rritur e ngatërrojnë me pilotin e aeroplanit Delta që u rrëzua në Toronto

Fun
Libri i Rekordeve Guinness: 10 rekordet më të çuditshme

Libri i Rekordeve Guinness: 10 rekordet më të çuditshme

Fun
Amerikani krenohet me koleksionin më të madh në botë të tullave

Amerikani krenohet me koleksionin më të madh në botë të tullave

Interesante
Kalo në kategori