LAJMI I FUNDIT:

Emery: Mbappe e dëshironte kalimin te Reali

Emery: Mbappe e dëshironte kalimin te Reali

Ish-trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery ka thënë se Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain dëshironte të bashkohej me Real Madridin para se gjigantët francezë ta bindin që të qëndronte te parisienët.

Mbappe është i lidhur fort me skuadrën e LaLigas në Madrid, pasi ylli i PSG ka nxitur spekulime për të ardhmen duke menduar se mund të jetë koha për një “projekt të ri”.


Kampionët e Ligue 1, PSG hodhi poshtë komentet e sulmuesi, duke këmbëngulur se 20-vjeçari do të mbetet në Paris.

Megjithatë, bosi i Arsenalit zbuloi dëshirën e lojtarit për të nënshkruar me Los Blancos gjatë kohës sa ishte trajner i PSG-së, i cili u largua pas sezonit 2017-18.

“Në një moment, të gjithë e shtynë PSG-në”, tha Emery për Cadena SER. “Kam biseduar edhe me atë dhe me babanë e tij për të qëndruar. Ai donte të zgjedhte Real Madridin, ai gjithashtu kishte një shans në Barcelonë, por sytë e tij shikonin vetëm Madridin”, tha spanjolli duke shtuar “Pas të gjithave ne e bindëm për projektin në Francë dhe e bëmë atë të qëndrojë”.

Mbappe iu bashkua PSG-së pas një lëvizje në formë huazimi nga Monaco gjersa më vonë kryeqytetasit paguan 180 milionë euro për kampionin e botës me Francën.

Ndryshe, Mbappe ka shënuar 59 gola në të gjitha garat, duke ia bashkuar 32 sosh në këtë sezon Ligue 1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori