LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Rrëzimi i Qeverisë vështirë se mund të ndodhë, opozita duhet të jetë e bashkuar për këtë qëllim

Analistët: Rrëzimi i Qeverisë vështirë se mund të ndodhë, opozita duhet të jetë e bashkuar për këtë qëllim

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se brenda kësaj javë do të ketë takime me kreun e LVV-së, Albin Kurti, dhe kreun e PSD-së, Shpend Ahmeti, që të konkretizojnë vendimet për të përgatitur mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se e mirëpret këtë thirrje të Mustafës.


LDK paralajmëron nisjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë
Lexo po ashtu LDK paralajmëron nisjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se PSD ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet në interes të shtetit të Kosovës.

“Mirëpres paralajmërimet dhe iniciativat për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. PSD ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet në interes të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se nuk beson që do të ketë mocion.

Sipas tij duhet të merren vesh partitë për koalicione parazgjedhore.

“Nuk besoj që do të ketë mocion. Pa përfunduar qershori deputetët nuk e këpusin mandatin e tyre sepse duan t’i shfrytëzojnë edhe një vit ta marrin rrogën duke qëndruar në shtëpi. Pastaj nuk e bëjnë sepse pa u marr vesh për koalicione parazgjedhore asnjë parti nuk dëshiron të dal në opozitë. Në këtë rast kjo është PDK-ja. Pra nëse PDK-ja nuk e din të ardhmen e vetë, dhe nëse lihet PDK-ja në opozitë nga këto strukturat tjera, atëherë ajo nuk ndihmon që të rrëzohet Qeveria”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se Qeveria mund të rrëzohet vetëm nëse jep dorëheqje kryeministri Haradinaj.

“Qeveria mund të rrëzohet nëse jep dorëheqje Ramush Haradinaj e që ai nuk e ka ndërmend sepse po thotë se partisë së tij po i rritet elektorati, i ka mbërri në 20 përqind sa i ka pasur 10 përqind. Po ashtu nuk mjafton edhe nëse bashkohet PSD-ja, për ta rrëzuar Qeverinë, sepse duhet të kenë 61 vota”, ka thënë ai.

Ahmeti mirëpret thirrjen e Mustafës për rrëzimin e Qeverisë
Lexo po ashtu Ahmeti mirëpret thirrjen e Mustafës për rrëzimin e Qeverisë

Ndërsa analisti politik Belul Beqaj ka thënë theksuar se mocioni i mosbesimit mund të ndodhë.

Në një deklaratë për Telegrafin, Beqaj ka thënë se liderët kosovarë veprojnë pa konsultime me faktorët me ndikim të jashtëm.

“Nëse Isa Mustafa nga takimi që ka pasur në ambasadën amerikane ka dal me akordimin e ambasadorit amerikan lidhur me këtë, besoj se mocioni për mosbesim ndaj koalicionit qeverisës mund të ndodhë. Problemi qëndron në faktin se liderët kosovar veprojnë pa konsulta me faktorët me ndikim të jashtëm vetëm kur rrezikohet interesi personal (rasti HTH), ndërsa në raste tjera, kur interesi tyre ndërlidhet me interesin ndërkombëtar dhe të partisë kërkojnë akordim”, është shprehur ai.

Sipas tij partitë opozitare do të duhej të ishin bashkë për qëllimin e njëjtë.

“Po supozoj se rreth qëllimit të njëjtë duhet të jenë bashkë partitë opozitare. Ky mund të jetë edhe një moment i ribashkimit të ish bashkëpartiakëve të VV-së që mocionit dhe të ardhmes politike të spektrit politik mund t’i jep një sinergji”, ka theksuar ai.

Telegrafi ka provuar të kontaktoi edhe me Lëvizjen Vetëvendosje për të marr një deklaratë lidhur me këtë çështje, por të njëjtit nuk janë përgjigjur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori