Kryetari i Partisë Progresiste Demokratike, Nenad Rashiq, në një intervistë për emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se serbët në Kosovë e liderët e partive politike serbe që nuk kanë qëndrim dhe vijë zyrtare me partinë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq e Listën Serbe, vazhdojnë të kenë presion, që ka eskaluar edhe me dhunë fizike, e për këtë nuk po reagon as Prishtina e as Bashkimi Evropian.
“Esenciale është që ju nuk e dini thellësinë e presioneve, presionin financiar, dhunën fizike që ka qenë pjesa aktive e metodologjisë e ushtruar nga ana e presioneve zyrtare dhe institucioneve të shtetit në Beograd dhe jozyrtare që kanë ndodh, kjo po vazhdon. Edhe mbështetja e heshtur nga ana e institucioneve të Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë dhënë përshtypje që ata persona që po ushtrojnë këto elemente negative janë lejuar që ta vazhdojnë ta bëjnë këtë. Nuk mund të ndalet ky presion në ndonjë moment, qytetarët serbë janë penguar në vazhdimësi”, ka thënë Rashiq gjatë intervistës për “Përballje”.
Rashiq fajësoi edhe Bashkimin Evropian për problemet që kanë në vazhdimësi komuniteti serb që jeton në Kosovë.
“Pjesëtarët e Bashkimit Evropian janë në një farë formë përkrahësit e këtyre veprimeve pasi që heshtin për këto veprime, po ashtu edhe heshtja e Prishtinës na tregon se nuk kanë aspak interesim për zhvillimin shoqëror të komunitet serb si pjesë aktive e institucioneve të Kosovës. Ne kemi mbet serbët e askujt. Të gjithë janë më mirë pa ne”, potencoi ai.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet në katër komunat veriore të vendit duke thënë se procesi zgjedhor në këto ka qenë shumë kontraverz që nga momenti i dorëheqjes e deri te vendimi për të shkuar në zgjedhje të reja. Rashiq ka treguar edhe pse partitë tjera serbe nuk kanë marrë pjesë në këto zgjedhje.
‘’Nuk kishte garë demokratike… ka qenë vetëm nga një kandidat me një parti sepse kemi përvojë shumë të rëndë me kandidatët që nuk kanë qenë nga Lista Serbe edhe kanë përfunduar edhe me vrasje. Prandaj krejt këto rrethana kanë ndikuar që të mos ketë kandidat tjerë nga partitë serbe’ ka treguar Rashiq në intervistë../Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë