Kombinimi magjik për largimin e toksinave: Limon, mollë dhe xhenxhefil
Mënyra e keqe e jetesës dhe konsumimi i ushqimeve të pashëndetshme shpijnë në akumulimin e panevojshëm të shumë helmeve në trup.
Këto toksina padyshim se janë të dëmshme për neve dhe i pengojnë proceset normale të trupit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ekspertët tregojnë se ka mënyra natyrale se si mund t’i largoni këto toksina nga trupi dhe të përfitoni shumë.
Disa prej përfitimeve që i keni nga largimi i toksinave nga trupi janë:
– Rritja e disponimit
– Zvogëlimi i rrezikut të kancerit në zorrë
– Lirimi nga gazi, dhimbjet dhe fryrja e barkut
– Ndihmon në humbje të peshës
– E forcon sistemin e imunitetit
– I rritë nivelet e energjisë
Më poshtë e keni një recetë për pastrimin e zorrëve.
Përbërësit:
– Gjysmë gote ujë
– Gjysmë luge çaji kripë deti
– Një lugë gjelle lëng xhenxhefili
– Një gotë lëng molle
– Dy lugë gjelle lëng limoni
Instruksionet:
Në një pjatë, përzieni të gjithë përbërësit (përveç kripës) dhe i nxehni. Kur fillojnë të dalin fluska, largojeni nga nxehja dhe vendoseni në një gotë. Shtojani kripën dhe përziejeni prapë.
Pijeni një gotë të këtij ilaçi çdo mëngjes në stomak të zbrazët dhe sigurohuni që gjatë ditës të pini mjaftueshëm ujë.
VËREJTJE: Para se të konsumoni çfarëdo recete të mjekësisë alternative, është e rekomandueshme të konsultoheni me doktorin paraprakisht. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit