LAJMI I FUNDIT:

Fury uron Wilderin, njëherësh e paralajmëron Joshuan se çfarë e pret

Fury uron Wilderin, njëherësh e paralajmëron Joshuan se çfarë e pret
Dominic Breazeale, Deontay Wilder, Anthony Joshua, Tyson Fury (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Tyson Fury e ka uruar Deontay Wilderin për nokautin e arritur qysh në raundin e parë ndaj Dominic Breazeale një ditë më parë.

Boksieri britanik ishte i vetmi që kishte arritur ta ndalte ‘Bomberin e Bronztë’ në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa e ka paralajmëruar Anthony Joshuan se e njëjta gjë e pret kur do të boksojë ndaj amerikanit.


Wilder ishte konsideruar favorit për meçin në peshat e rënda të WBC-së ndaj bashkëkombësit të tij, Breazeale, e që ashtu edhe ndodhi.

Dominic Breazeale nuk duroi më shumë se dy minuta (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

33-vjeçari nuk i dëshpëroi tifozët e tij, duke dërguar një të djathtë të fuqishme në drejtim të kundërshtarit, që e la në dysheme vetëm pas 121 sekondash të fillimit të meçit.

Por, edhe pse Wilder arriti të triumfojë pastër, Fury ka bërë me dije se vet britaniku është “njeriu më i keq në këtë planet”, ndërsa amerikani zë vendin e dytë.

“Vetëm dua të them që bëre mirë Deontay Wilder që e nokautove Dominic Breazealen. Ishte i saktë në parashikimet e mia”, ka thënë Fury.

Të gjitha lajmet nga Tyson Fury
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tyson Fury

“Anthony Joshua do ta marrësh edhe ti këtë, e njëjta gjë do të ndodhë edhe ty”, e ka paralajmëruar britaniku bashkëkombësin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori