LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: LDK është e para, po bisedojmë me VV-në dhe PSD-në për rrëzimin e Qeverisë

Mustafa: LDK është e para, po bisedojmë me VV-në dhe PSD-në për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në konferencën pas përfundimit të Kuvendit të partisë së tij, ka thënë se janë në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe ka kontakte edhe me Partinë Socialdemokrate, në mënyrë që të ngritet mocioni për rrëzimin e qeverisë.

Kreu i LDK-së deklaroi se qeveria e tanishme është e padobishme dhe janë gati të japin nënshkrimet që sot në mënyrë që qeveria të bie.

“Ne do të ftojmë edhe Lëvizjen Vetëvendosje do të ftojmë edhe Partinë Socialdemokrate që t’i bëjmë bashkërisht nënshkrimet, ta bëjmë bashkërisht tekstin e mocionit dhe do të presim dhe do të mundohemi ta përfitojmë edhe dikë nga partitë e koalicionit që kjo qeveri të bie sa më shpejtë. Ne jemi në biseda me Vetëvendosjen, në një formë ka edhe kontakte me Partinë Socialdemokrate që kjo punë të bëhet dhe si LDK ne jemi në gjendje prej sot me i dhënë nënshkrimet tona e do t’i japim për aq deputetë sa jemi në Kuvend. Duhet sa më shpejtë që t’ia thyejmë këmbët kësaj qeverisje sepse është e padobishme për Kosovën”, vijoi Mustafa.


Ish-kryeministri ka folur edhe për Kuvendin e Punës së LDK-së ku tha është trajtuar puna dhe aktiviteti i partisë për katër vite për çfarë është vlerësuar, si dhe raporti financiar i cili gjithashtu në mënyrë unanime ka marrë vlerësime të larta.

Mustafa tha se janë të lumtur dhe krenarë që janë partia me grupin më të madh parlamentar, që kanë numrin më të madh të komunave me të cilat qeverisin. Ndërsa shtoi se të parët po dalin edhe nga matjet e fundit duke gëzuar mbështetje të madhe nga rinia dhe të gjithë qytetarët.

“Jemi parti e cila në të gjitha matjet e opinionit publik tani po del se bindshëm prinë nga subjektet e tjera politike. Ka përkrahjen e gjeneratës së re, ka përkrahjen e grave dhe ka përkrahjen e qytetarëve. Ne konsiderojmë se për ne nuk është kënaqësi që të konstatojmë këtë, por është edhe përgjegjësi. Kemi përgjegjësi para qytetarëve të Republikës së Kosovës si parti më e madhe në Kosovë, kemi përgjegjësi para anëtarësisë së LDK-së në mënyrë që ta drejtojmë mirë Lidhjen Demokratike dhe ta mbajmë frymën rugoviane të LDK-së”, tha ai.

Kreu i LDK-së deklaroi gjithashtu se partia e tij dëshiron që të kontribuojë në zhvillimin e Kosovës dhe në çështjet e rëndësishme për vendin. Ai nuk harroi që të përgëzojë për punën të gjitha degët dhe forumet e Lidhjes Demokratike të Kosovës./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori