LAJMI I FUNDIT:

Kompania për pije do të përpunojë tabelat e reja me emrin e ri

Kompania për pije do të përpunojë tabelat e reja me emrin e ri

Tabelat me emrin e ri të shtetit do t’i përpunojë kompania “Adria Beverages” nga Ohri, që sipas dokumentimit të Regjistrit Qendror të Maqedonisë së Veriut, merret me shitje.

Kjo kompani ka marrë tender në vlerë prej 1.205.000 denarë dhe ka obligim që të sigurojë tabela atëherë kur institucionet e shtetit do të kërkojnë një gjë të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Këtë e vërtetoi edhe Sektori për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa sipas dokumenteve kjo kompani është formuar në vitin 2014.

Bëhet fjalë për kompani që merret me shitje dhe se ka fituar në tender për shkak se ka pasur ofertë më të mirë.

Ndryshe, vendosja e tabelave me emrin e ri nuk është obligim i vetëm Qeverisë dhe institucioneve. Ka edhe afate tjerë që duhet të respektohen, që dalin nga Marrëveshja e Prespës. Duhet të zbatohet kontroll dhe revizion i statusit të përmendoreve, objekteve publike dhe tek infrastruktura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori