Administrata e presidentit amerikan Donald Trump e ka vendosur në listë të zezë kompaninë kineze të telekomunikimit Huawei, duke shtuar një element tjetër ndezës në mosmarrëveshjen tregtare të SHBA-Kinë.
Departamenti amerikan i Tregtisë tha se ka ndalur Huawei Technologies Co Ltd dhe 70 bashkëpunëtorë të tjerë, një masë që ndalon kompaninë nga blerja e komponentëve dhe teknologjisë nga firmat amerikane pa miratimin e qeverisë, përcjell Telegrafi.
Sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, tha në një deklaratë se presidenti Donald Trump mbështeti vendimin për “parandalimin e teknologjisë amerikane nga përdorimi i entiteteve të huaja që potencialisht mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara ose interesat e politikës së jashtme”.
Trump më parë nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalonte kompanitë amerikane nga përdorimi i pajisjeve të telekomunikacionit të bëra nga firmat që konsideroheshin se përbënin një rrezik të sigurisë kombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City