LAJMI I FUNDIT:

Lufta tregtare SHBA-Kinë, Trump: Fermerët amerikanë do të ndihmohen me 15 miliardë dollarë

Lufta tregtare SHBA-Kinë, Trump: Fermerët amerikanë do të ndihmohen me 15 miliardë dollarë

Presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar se administrata e tij është duke planifikuar të ofrojë 15 miliardë dollarë për të ndihmuar fermerët në vend.

Trump para gazetarëve në Shtëpi të Bardhë, tha se pas vendosjes së tarifave kineze ndaj produkteve amerikane do të merret vendimi që fermerët të ndihmohen.


“Kina blerjet më të mëdha i ka bërë nga fermerët tanë, e cila është rreth 15 miliardë dollarë. Do të bëjmë diçka reciproke për fermerët tanë, kështu që fermerët ta bëjnë punën e tyre. Nga miliarda dollarë që po marrim (në tarifat e importeve kineze), një pjesë e vogël e kësaj do të shkojë tek fermerët tanë, sepse Kina do të hakmerret, ndoshta deri në një masë, kundër fermerëve tanë”, tha Trump, përcjell Telegrafi.

Ai nuk dha më shumë detaje se çfarë lloj ndihme do të jetë.

Sekretari amerikan i Bujqësisë, Sonny Perdue, tha se Trump i kishte kërkuar atij të krijonte një plan për të ndihmuar fermerët amerikanë të përballonin ndikimin e rëndë të luftës tregtare SHBA-Kinë.

Vitin e kaluar, Pekini impononte tarifa për importet e mallrave bujqësore amerikane, duke përfshirë sojërat, melekuqe dhe mishi si ndëshkim për taksat amerikane. /Telegrafi/