LAJMI I FUNDIT:

Arsovski: Tenderi i Filipçes është planifikuar të vendosë monopol në 15 vitet e ardhshme për sterilizimin e klinikave

Arsovski: Tenderi i Filipçes është planifikuar të vendosë monopol në 15 vitet e ardhshme për sterilizimin e klinikave

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhdnësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski tha se “Venko Filipçe përsëri e përUmon intelegjencën. Nga mediat dje mund të shihnim se ka skandal të ri për centralizimin e sterilizimit në Ministrinë e Shëndetësisë. Skandali pak a shumë ngjan me tenderin e reagjentëve që kushtetonte 35 milionë euro”.

“Skandali me tenderin që dje mediat e publikuan për centralizimin e sterilizimit të klinikave për momentin është aktiv dhe zgjat deri më 21 maj, ndërsa tenderi është në vlerë prej 13.700.000 euro”, thotë Arsovski, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai pyet se cili njeri i afërt nga pushteti do ta fitojë këtë tender dhe në cilin xhep do të përfundojnë paratë e qytetarëve.

Tenderi, sipas Arsvoskit është planifikuar të vendosë monopol në 15 vitet e ardhshme për sterilizimin dhe servisimin e klinikave.

“Është planifikuar që e gjithë pajisja që do të sterilizohet do të bartet deri te klinikat dhe spitalit me automjet dhe nga këtu ekziston mundësia nga rrezikshmëria nga infektimi dhe bakteret. Ekspertët komentojnë se në këtë mënyrë deri 5 herë do të rritet çmimi i sterilizimit, dhe e gjithë kjo do të paguhet me paratë e qytetarëve”, thotë Arsovski.

Arsovski ju bën apel që të ndalohet ky tender dhe të hapet një debat më i gjerë në opinion që të hiqen dyshimet që janë për momentin.

“Venko Filipçe është i gatshëm për pastrim dhe fshesë. Dorëheqja është e pashmangshme. Ju bëjmë thirrje institucioneve t’i ndjekin hapat e Filipçes në Ministrinë e Shëndetësisë, që të mund të ndalohet edhe një skandal i madh”, tha mes tjerash në konferencë për shtyp, zëdhënësi i partisë opozitare maqedonase, Dimçe Arsovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori