LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi, menaxherit të tij: Në Turqi, dua të luaj vetëm në Fenerbahçe

Vedat Muriqi, menaxherit të tij: Në Turqi, dua të luaj vetëm në Fenerbahçe

Vedat Muriqi mbetet në vëmendjen e mediave pasi këtë sezon ka shkëlqyer në kampionatin turk.

Sulmuesi i Kosovës ka arritur të realizojë 15 gola dhe ka bërë shtatë asistime në këtë sezon në superligën turke.


Tashmë raportohet se menaxheri i shtatgjatit, Haluk Canatar ka pasur një takim me zyrtarët e klubit të Fenerbahçes.

Te kjo e fundit, sipas përfaqësuesit të prizrenasit, ai është i interesuar të transferohet nëse do të mbetet në ligën elitare të Turqisë.

“Pos Fenerbahçes, në asnjë klub tjetër turk nuk dëshirojë të luajë. Nëse nuk do të realizohet transferimi, atëherë do të shqyrtojë ofertat e ardhura nga kampionatet tjera jashtë Turqisë”, mësohet t’i ketë thënë lojtari menaxherit, shkruan fotomac.

Trajneri i Toulouset, Casanova: Duam ta transferojmë Muriqin
Lexo po ashtu Trajneri i Toulouset, Casanova: Duam ta transferojmë Muriqin

Kujtojmë se 25-vjeçari është edhe në radarin e klubit francez të Toulouset, të cilët kanë bërë ofertë konkrete në drejtim të Rizesporit.

Ndryshe, Muriqi karrierën futbollistike e ka filluar te Liria e Prizrenit dhe në të kaluarën ka luajtur në disa skuadra të Shqipërisë dhe Turqisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori