LAJMI I FUNDIT:

​Policia arreston një të dyshuar për grabitje dhe lëndim trupor

​Policia arreston një të dyshuar për grabitje dhe lëndim trupor
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, i cili dyshohet si pjesëmarrës në një grabitje të armatosur dhe lëndim të rëndë trupor të viktimës, që ka ndodhur 10 ditë më parë në Klinë.

Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur më 4 maj rreth orës 20:54.


“Më datën 4.05.2018 rreth orës 20:54 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në QKMF në Klinë ishte një person i lënduar i cili është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor. Patrulla policore menjëherë ka shkuar tek QKMF dhe ishin informuar se viktima është transportuar drejt spitalit rajonal në Pejë me auto ambulancë dhe rasti kishte ndodhur në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës.

Në atë kohë janë aktivizuar njësitet policore të cilët kanë dalur në vend të ngjarjes, ku nga hetimet e para dyshohej se katër (4) persona rreth orës 20:20, të maskuar me maska në kokë, njeri prej tyre i pajisur me pushkë automatike (AK 47), ndërsa tjetri me një pistoletë dhe i treti nën kërcënimin e mjetit të mprehtë thikës, kishin shkuar të shtëpia-dyqani i viktimës dhe nga ai kanë kërkuar para. Viktimën pasi që nuk kishte para që të iu jepte, e godisin në pjesën e barkut me thikë dhe i shkaktojnë lëndime të rënda trupore. Te dyshuarit pasi që kishin lënduar viktimën kishin ikur në drejtim të pa njohur”, thuhet në raportin policor.

Në njoftim thuhet se hetuesit rajonal pas një pune intensive operativo – hetimore, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, sot më datë 14.05.2019 kanë arritur që të arrestojnë njërin nga të dyshuarit, shtetasin A.B. m/k/sh lindur në vitin 1999.

Pas intervistimit i dyshuari me Aktvendimin mbi ndalim nga prokurori i shtetit, ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura te mëtutjeshme ligjore. Hetuesit rajonal janë duke punuar për kapjen edhe të dyshuarve tjerë të këtij rasti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori