LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Obiliqit padit KEK-un, kërkon pezullimin e konkursit për punime

Komuna e Obiliqit padit KEK-un, kërkon pezullimin e konkursit për punime

Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, lidhur me implementimin e ligjit të Obiliqit dhe vendimin e Qeverisë për punësimin e banorëve të kësaj ane në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Gjatë kësaj seance kuvendi komunal vendosi që të kërkohet pezullim i konkursit të fundit në KEK dhe të ngritët padi ndaj kësaj korporate, për shkak të mos impelemntimit të Ligjit për Obiliqin.


Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se nga KEK-u nuk po respektohet as Ligji për Obiliqin e as vendimi i qeverisë.

Sipas tij në konkursin për punësim në KEK banorët e kësaj ane janë neglizhuar dhe nuk u është dhënë prioritet për punësim ashtu siç u është premtuar.

Replika të shumta pati në mes kryetari Gashi dhe asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Aziz Bici i cili tha se me seanca të tilla po tentohet që të manipulohet me banorët e Obiliqit.

Në replikën e tij kryetari i Obiliqit kërkoi që të jenë të bashkuar dhe këtë seancë mos ta përdorin për qëllime politike por për të gjetur një zgjidhje për telashet e banorëve.

Shefi i Grupit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shaip Paloja tha se ligji për Obiliqin nuk është dhuratë për banorët e kësaj ane por dhuratë për dikë që po i konvenon.

Edhe ai potencoi se Ligji për Obiliqin nuk po implementohet.

Në këtë seancë të pranishëm ishin edhe banorët e Hades e Shipitullës të cilët shprehën shqetësimet e tyre për punësimin në KEK. Në emër të banorëve të Shipitullës foli Shaban Krasniqi i cili tha se po ndihen të diskriminuar sa i përket punësimeve, Ai tha se kjo ishte kërkesa e vetme e tyre në këmbim të mos ndërprerjes së energjisë elektrike.

Në emër të banorëve të Hades foli edhe asamblisti nga AAK-ja, Labinot Mirena i cili paralajmëroi edhe protesta në rast të mos plotësimit të kërkesave të tyre./Kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori