LAJMI I FUNDIT:

Joshua i ndalon takimet me Drake para meçit shkak i “mallkimit”

Joshua i ndalon takimet me Drake para meçit shkak i “mallkimit”

Tashmë është bërë i njohur “Mallkimi Drake”, por që Anthony Joshua ka marrë hapat kryesor që ta ndalojë një gjë të tillë, duke e larguar reperin nga vetja për më shumë se dy javë.

“Mallkimi Drake” ka pasur efekt në ditët e fundit. Conor McGregor, Neymar, Jadon Sancho dhe Pierrer-Emerick Aubameynag, janë në mesin e lojtarëve që kanë testuar shijen e “mallkimit”, pasi kishin humbur ndeshjet me skuadrat e tyre.


Jo shumë gjatë, Drake është fotografuar me Drake para meçit me Andy Ruiz, andaj ka bërë të ditur se ai nuk dëshiron të jetë pjesë e “mallkimit”, duke i ndaluar takimet me të.

“E di se nuk duhet ta ndalojë, por jam i detyruar”, ka thënë Joshua kur u është pyetur nëse do ta lejojë reperin amerikan të takohet me të në New York para meçit që do të zhvillohet më 1 qershor.

“Ju keni dëgjuar për mallkimin e Drake? Duket se është i vërtetë. Kjo çfarë do t them është paksa e çuditshme, pasi unë kam bërë një foto me Drake dhe Jarrell Miller është suspenduar.

Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua

“Miller kishte disa testet për anti-doping dhe kishte rezultuar pozitiv. Ndeshja u anulua, por që unë nuk do të takohem me Drake dhe ai e ka pranuar një gjë të tillë”, ka shtuar më tej boksieri anglez. /Telegrafi/