Bekim Çollaku, i cili është shef i Kabinetit të Presidentit, Hashim Thaçi, ka thënë se pas Samitit të Parisit pret takim në Bruksel dhe më pas në Washington.
Ai ka thënë se në Samitin e Parisit, gjithçka do të varet nga ajo se çfarë do të jenë në gjendje të bëjnë gjermanët dhe francezët gjatë së mbetur.
“Çështja e kufijve, korrigjimit apo ndryshimit, nuk është zënë në gojë nga asnjëri prej nikoqirëve përveç Kryeministrit Ramush Haradinaj. Për këtë jam 100 për-qind i saktë. Këtë po e them duke u bazuar në deklaratat që kanë bë Presidenti Emmanuel Macron dhe Kancelaria Angela Merkel”, tha Çollaku, në emisionin Zona B në Klan Kosova.
“Francës dhe Gjermanisë i intereson vetëm të arrihet një marrëveshje ligjore midis Kosovës dhe Serbisë. Se si duhet arrihet kjo marrëveshje atë nuk do të mund ta diktoj asnjë shtet. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse duhet të shërbejë në stabilitetin e rajonit dhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.
“Samiti i Berlinit nuk ka qenë i dizajnuar që të arrijë një zgjidhje konkrete midis dy vendeve. Mendoj se aty më shumë janë dëgjuar të gjitha palët. Një zgjidhje që do të arrihet midis Kosovës dhe Serbisë do të ketë reflektime mbi gjithë rajonin. Natyrisht se këto reflektime duhet të jenë pozitive”.
“Ne presim që nikoqirët nga Franca dhe Gjermania të vijnë dhe të zhvillojnë takime konkrete me të dyja palët. Nga takimi i Berlinit ata tani e dinë se çfarë do të mund t’u propozojnë palëve”.
Çollaku ka bërë të ditur se në Samitin e Berlinit ka munguar përfshirja e Washingtonit dhe se kjo përfshirje nuk duhet të mungojë në takimin e radhës që pritet të mbahet në Paris gjatë muajit korrik të këtij viti.
“Mirëpo tani duhet të ketë një angazhim të Washingtonit në takimin e radhës në Paris në mënyrë që të ketë rezultate konkrete. Së pari të themi që pritjet tona për Paris nuk duhet të shuhen kaq shpejt sepse ende ka kohë deri në takimin e radhës. Gjithçka do të varet nga ajo se çfarë do të jenë në gjendje të bëjnë gjermanët dhe francezët gjatë kësaj kohe të mbetur”.
“Nëse janë seriozë për rezultatet që duan të arrijnë dhe bëjnë harmonizim me SHBA-të, mbetem optimist i rezervuar. Takimi në Paris do të jetë hap përpara, por jo domethënës. Do të ketë takime shumë të rënda dhe me momente tepër dramatike. Ndonjëherë kur liderët mbartin emocionet e tyre nga shtetet që vijnë dhe kur këto probleme ndeshen në një tavolinë të vetme – krijohet tension”.
“Nga takimi i Parisit, pres takim në Bruksel dhe pas Brukselit, pres takim në Washingtonin”, tha Çollaku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit